Sport

Ndërhyrja e Milenkovic ndaj Neymar, braziliani del thuajse në lot nga fusha! Kavilja e tij duket si mos më keq (VIDEO)

Brazili debutoi në Kupën e Botës duke mposhtur Serbinë 2-0 falë dopietës së Richarlison, por festa e Seleçao-s lë një shije të hidhur.

24 Nëntor 2022, 23:39 Nga DOSJA

Ndërhyrja e Milenkovic ndaj Neymar, braziliani del thuajse në lot nga

KATAR- Brazili debutoi në Kupën e Botës duke mposhtur Serbinë 2-0 falë dopietës së Richarlison, por festa e Seleçao-s lë një shije të hidhur. Neymar nuk shënoi, por sulmuesi i PSGu detyrua të largohej nga fusha duke çaluar dukshëm. Neymar kërkoi të zëvendësohej pas një goditjeje që pësoi nga Milenkovic.

Siç shihet nga pamjet duket një ndrydhje e fortë e kyçit të këmbës, i cili më pas në pankinë mbulon fytyrën me fanellën për të fshehur lotët e dhimbjes dhe zhgënjimit.Fotoja e kyçit të këmbës ka bërë xhiron e botës që duket shumë i fryrë. Tite-s i mbetet vetëm të lutet, sepse turneu i kapitenit duket i komprometuar.

E.Ç (Dosja.al)

brazil neymar milenkovic serbia

Sondazh

Poll