Sport

Thiago Silva i përgjigjet trajnerit Stojkovic: "Shpresoj që tani ta kesh mësuar se kush jemi, kini më shumë respekt për Brazilin"

“Nëse do të kishte studiuar Brazilin, do ta kishte kuptuar se gjithmonë kemi pësuar pak gola, pavarësisht nëse luajmë me tre apo katër përpara. Më duket se ai nuk e di se kush janë Marquinhos, Danilo, Thiago Silva apo Alex Sandro”

25 Nëntor 2022, 06:55 Nga DOSJA

Thiago Silva i përgjigjet trajnerit Stojkovic: "Shpresoj që tani

KATAR - Deklaratat e trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkovic, duket se nuk janë pritur mirë nga lojtarët brazilianë. Në konferencën e shtypit në prag të ndeshjes mes të dy skuadrave, trajneri serb, u shpreh se nuk e kishte frikë Brazilin, dhe ironikisht vazhdoi duke vënë në dyshim se “a do të kishte dikë në mbrojtje”, teksa po përgatitej të luante me një formacion me katër sulmues, Neymar, Raphinha, Vinícius Jr. dhe Richarlison.

Pas triumfit 2-0 ndaj Serbisë, qendërmbrojtësi me përvojë Thiago Silva nuk e la pa përgjigje trajnerin Dragan Stojkoviç. “Ishte mungesë respekti. Ne nuk duam që askush të ketë frikë nga ne, por kërkojmë pak më shumë respekt. Nëse do të kishte studiuar Brazilin, do ta kishit kuptuar se gjithmonë kemi pësuar pak gola, pavarësisht nëse luajmë me tre apo katër përpara. Më duket se ai nuk e di se kush janë Marquinhos, Danilo, Thiago Silva apo Alex Sandro. Shpresoj që herën tjetër të jetë më i informuar dhe të ketë pak më shumë respekt për Brazilin”, tha lojtari i Chelseas pas ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll