Sport

Rezulton me Covid-19, Ronaldo 'Fenomeni' nuk do të jetë në stadium për Brazil-Serbi

Jo Brazil-Serbi në stadium për Ronaldon, kuptohet Luis Nazario da Lima, Fenomeni.

24 Nëntor 2022, 18:58 Nga DOSJA

Rezulton me Covid-19, Ronaldo 'Fenomeni' nuk do të jetë

KATAR- Jo Brazil-Serbi në stadium për Ronaldon, kuptohet Luis Nazario da Lima, Fenomeni. Ish-sulmuesi ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe detyrohet të izolohet në dhomën e tij në një hotel në Doha. Ronaldo do të qëndrojë në izolim për 5 ditë.

"Gjithsesi, gjithçka është në rregull, edhe nga këtu do të mbështesë përfaqësuesen". Fenomeni, kampion bote në vitet 1994 dhe 2002, ndodhet në Katar si "i ftuar special" i FIFA-s dhe të dielën e kaluar mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës dhe në ndeshjen inauguruese Katar-Ekuador.

E.Ç (Dosja.al)

brazil serbi ronaldo fenomeni

Sondazh

Poll