Sport

KATAR 2022/ Brazili e nis mbarë Kupën e Botës, dopieta e Richarlison 'hedh në tapet' Serbinë

Brazili mposht 2-0 Serbinë dhe e nis aventurën në Katar 2022 në mënyrën më të mirë të mundshme.

24 Nëntor 2022, 22:01 Nga DOSJA

KATAR 2022/ Brazili e nis mbarë Kupën e Botës, dopieta e

KATAR- Brazili mposht 2-0 Serbinë dhe e nis aventurën në Katar 2022 në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas një pjese të parë me pak emocione, Seleçao rrit ritmin në të dytën dhe skenën e merr Richarlison, lojtari që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 62'.

Realizimi tulati serbët të cilët e kishin të vështirë të organizoheshin dhe në minutën e 74' Richarlison do të realizonte të dytin me një gjysmë rroveshatë. Një fitore që e ngjit Brazilin në vendin e parë në Grupin G së bashku me Zvicrën.

E.Ç (Dosja.al)

brazil serbia kupa e botes

Sondazh

Poll