Sport

Katar 2022/ Hazard kundër protestës së Gjermanisë: "Këtu për të luajtur futboll, jo për politikë"

Vazhdon të diskutohet protesta e Gjermanisë kundër ndalimit të mbajtjes së shiritit me ngjyrat e ylberit.

24 Nëntor 2022, 18:39 Nga DOSJA

Katar 2022/ Hazard kundër protestës së Gjermanisë:

KATAR- Vazhdon të diskutohet protesta e Gjermanisë kundër ndalimit të mbajtjes së shiritit me ngjyrat e ylberit. I fundit që foli për këtë çështje ishte Eden Hazard, kapiteni i Belgjikës, i cili e shprehu mjaft qartë mendimin e tij: “Nuk ndihem rehat të flas për këtë, sepse jam këtu për të luajtur futboll", ishin fjalët e sulmuesit të Real Madrid. Gjesti i Gjermanisë? Po, simbolike, por më pas e humbën ndeshjen. Më mirë do të ishte të mos e bënin dhe të fitonin në vend të kësaj. Ne jemi këtu për të luajtur futboll, jo për të dërguar një mesazh politik."

Belgjika ishte një nga shtatë federatat që, në një deklaratë të përbashkët të 21 nëntorit, kishte njoftuar se do të hiqte dorë nga shirit "One Love" me ngjyrat e ylberit, në mbështetje të të drejtave LGBTQ +, pasi FIFA kishte kërcënuar me sanksione disiplinore.

E.Ç (Dosja.al)

belgjika hazard

Sondazh

Poll