Sport

CR7 nga penalltia, pastaj Felix dhe Leao: Portugalia djersin shumë për të mundur Ganën

Portugalia e nis Botërorin 2022 në Katar duke mposhtur 3-2 Ganën në ndeshjen e parë të Grupit H.

24 Nëntor 2022, 19:06 Nga DOSJA

CR7 nga penalltia, pastaj Felix dhe Leao: Portugalia djersin shumë për

KATAR- Portugalia e nis Botërorin 2022 në Katar duke mposhtur 3-2 Ganën në ndeshjen e parë të Grupit H. Sfidë që u zhbllokua në pjesën e dytë pas një pjese të parë me ritëm të ngadaltë, zhbllokuar nga penalltia (e dyshimtë) e fituar dhe e realizuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 65-të.

Nuk ishte koha për të festuar golin rekord për CR7, pasi Gana barazoi në minutën e 73' pas një aksioni personal të Kudus. Dy gabimet në mesin e fushës, megjithatë, i hapën dyert e suksesit Portugalisë, që shënuan në minutat 78' dhe 80' me Joao Felix dhe më pas me Leao. Në fund, Bukari shkurtoi diferencën, por jo aq sa për t'i rrëmbyer një pikë Portugalisë.

E.Ç (Dosja.al)

portugalia gana ronaldo

Sondazh

Poll