Politike

'Gruaja e Princ Vidit erdhi në Shqipëri me dekolte'/ Shehi ironizon deklaratën e Felajt: Pas 100 vitesh, po na riktheni ferexhenë

Felaj e krahasoi investitorin arab me princ Vidin i cili kur erdhi në Shqipëri, sipas saj u sulmua për shkak se gruaja e tij ishte e veshur me dekolte.

24 Nëntor 2022, 18:39 Nga A.B
'Gruaja e Princ Vidit erdhi në Shqipëri me dekolte'/ Shehi
Ermonela Felaj dhe Dashamir Shehi

TIRANË- Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj komentoi në Kuvend projektin e Portit të Durrësit. Ajo e krahasoi investitorin arab me princ Vidin i cili kur erdhi në Shqipëri, sipas saj u sulmua për shkak se gruaja e tij ishte e veshur me dekolte. Deklarata e saj u komentua dhe ironizua nga deputeti i PD-së, Dashamir Shehi.

Ermonela Felaj: M’u kujtua kur erdhi princ Vidin në Shqipëri, u prit me duartrokitje, por më pas u sulmua. Ai erdhi me gruan e tij të veshur ne dekolte. Kjo ishte shumë për njerëzit injorantë të asaj kohe. Sot po flasim për investitorë. Alabar nuk është gjë tjetër veçse është Emar. Mos shkoni me logjikën e dekoltes. Serioziteti kërkon lexim.

Dashamir Shehi: Kjo me dekoltenë ishte shumë e bukur. Ai paska ikur i shkreti atëherë 100 vjet përpara për shkak të dekoltesë. Sikur të ikë edhe ky tjetri për shkak të fehrexhesë. Nga dekolteja po kalojmë te fehrexheja. Po kthehemi të fehrexheja. Të vijmë pas 100 vjetëve të diskutojmë për fehrexhenë, më duket e tepruar.

seance plenare 24 nentor 2022 dashamir shehi ermonela felaj

Sondazh

Poll