Politike

Bisedoi ‘kokë më kokë’ me Ramën, Sula: I ofrova dokumente për Portin që t’i verifikojë

Deputeti demokrat, i cili bisedoi sot me Ramën, tha se i kërkoi atij që t'i verifikojë dokumentet që i dorëzoi. 

24 Nëntor 2022, 15:26 Nga A.B
Bisedoi ‘kokë më kokë’ me Ramën, Sula: I ofrova
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka treguar se i ofroi kryeministrit Edi Rama dokumente që kanë lidhje me Portin e Durrësit. Për 'Reportv', deputeti demokrat, i cili bisedoi sot me Ramën, tha se i kërkoi atij që t'i verifikojë dokumentet që i dorëzoi. 

‘I ofrova disa dokumente që ti shohë dhe ti verifikojë. Bëhet fjalë për Portin. Diskutimi ishte tepër normal asnjëlloj debati. Më shumë ishte sqarues. Ne kemi kundërshtuar po asnjëherë nuk kemi fyer. Kryeministri kujton se mund të flasë nga vendi për të sqaruar. Do duhet të verifikohen dhe dy dokumente.’- tha Sula.

dashnor sula seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll