Politike

U përjashtua 5 ditë nga Kuvendi/ Vasili: U provokova, standardi i këtij parlamenti maskarenjsh lejon të hapet gropa e Ramës

Ndër të tjera ai shprehet se nuk habitet që fjala e lirë të ndërpritet në parlament, pasi është kthyer tashmë në një pronë ku kreu i qeverisë sipas tij ia ka humbur standardin me fjalorin që përdor. 

24 Nëntor 2022, 17:48 Nga a.l
U përjashtua 5 ditë nga Kuvendi/ Vasili: U provokova, standardi i
Petrit Vasili

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pasi u përjashtua me 5 ditë nga sekretariati i Kuvendit për sjellje jo parlamentare drejtuar Taulant Ballës. Vasili tha se nuk është penduar për gjuhën që ka përdorur, ndërsa deklaroi se është provokuar. Në një intervistë për Euronews Albania menjëherë pas vendimit, ndër të tjera ai u shpreh se nuk habitet që fjala e lirë të ndërpritet në parlament, pasi është kthyer tashmë në një pronë ku kreu i qeverisë sipas tij ia ka humbur standardin me fjalorin që përdor. 

"Nuk e kam kuptuar, por është plotësisht e qartë dhe e shpjegueshme sepse standardi i këtij parlamenti maskarenjsh është që lejon vetëm që të hapet gropa septike e Edi Ramës që lëshon vetëm pisllëk të pafund, qoftë në pikëpamje etike, qoftë në pikëpamje morale dhe politike, por në mënyrë të veçantë etike. Kemi dëgjuar pislliqe nga të gjitha anët, nuk i intereson kjo se këta paralamentin e kanë pronë të tyre kanë merak vetëm e vetëm të pengojnë fjalën e lirë për t'a thënë. është nervozizëm shumë i madh, siklet shumë i madh pasi janë kapur me presh në dorë për një vjedhje të pabesueshme, sa i takon dimesioneve. Absolutisht mund të quhet vjedhje e shekullit, për Shqipërinë e vogël. Vjedhje në një dorë mbi 5 miliardë euro siç është afera Portit të Durrësit, tashmë e bërë fije fije falë edhe kontributin që ka bërë media” – u shpreh Vasili.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi në Kuvendin e sotëm se neni 28, pika 3 është konsumuar që prej momentit kur projekti i Portit të Durrësit ka kaluar me procedurë të përshpejtuar në Parlament. Në fjalën e tij, ndërhyri deputeti i PS, Taulant Balla që i kërkoi ta lexojë sërish, por Vasili nuk e priti mirë ndërhyrjen. Ai e quajti Ballën "skizofren dhe idiot"./ Dosja.al

petrit vasili seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll