Bisedoi ‘kokë më kokë’ me Ramën, Sula: I ofrova dokumente për Portin që t’i verifikojë
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka treguar se i ofroi kryeministrit Edi Rama dokumente që kanë li...
Ervin Salinaji e cilësoi Ramën si “ndyraq që ndyu parlamentin” me fjalorin e tij, ndërsa më pas u ndal gjatë tek marrëveshja e Portit të Durrësit është miratuar në parlament.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji komentoi fjalorin e përdorur sot nga kryeministri Edi Rama në Foltore. Në nisje të fjalën e tij, demokrati Salinaji e cilësoi Ramën si “ndyraq që ndyu parlamentin” me fjalorin e tij, ndërsa më pas u ndal gjatë tek marrëveshja e Portit të Durrësit është miratuar në parlament.
"Rama është një ndyraq që ndyu parlamentin. Ky këtu ndërkohë që Konica jetonte me pension, jeton me super vila. Me avion personal, me miliona euro salltanete. Vepra e Konicës ishin librat, gazetat. Veprat e këtij janë PPP. është kanabisi, droga. Pavarësisht se burrë në moshë, u bë ujë nga helmi i tij. E patë gëzimin e brendshëm që kaloi se kalonte kjo marrëveshje. E kishte zellin si një gomaricë që po gëzohej. I eksituar për shkak të asaj që shihte iu zgurdulluan sytë dhe nuk u mor asnjë moment me argumentin. Në Shqipëri lindin shumë gjëra nga tavolinat. Edhe kjo aferë ka lindur një tavolinë, nga ajo e Nusretit. Zanafilla ishte ajo darkë e nisur shumë kohë më parë. Kam një pyetje; nëse është investitor serioz, pse nuk e bëri investimin kudo nëpër Shqipëri. Pse nuk bëhet në një zonë tjetër? Sepse i vetmi interes që kanë ndërtuesit, i shesin si Sude-Rama. Kjo është situatë në të cilën ndodhen. Shitjet kanë filluar pa kaluar kontrata. Kjo është kompania serioze që i thoni shqiptarëve. Toka nuk vlen 600 milionë euro. Vlejnë më shumë se 1 mld euro. Kjo tokë nëse do i jepej një biznesi shqiptar do jepej për më shumë se 50%. Ndërkohë që bëjmë sikur diskutojmë ka kaluar kontrata mes oligarkëve shqiptarë dhe ndërtuesëve të tjerë në këtë vend. Po falni 1 mld euro pronë. Po i falni 60 mln euro nga taksa në infrastukturë. Po i humbni Shqipërisë 28 mln euro se BE u tërhoq për kalatat. Humbni po ashtu, se kompanitë thonë që po cënoni investimet gjermane, mund të shkojnë qindra euro dëm në albitrazhe. Po i vendosni barrë 2 mld euro në kurriz shqiptarëve. Ku ka interes më personal se ky që bëni ju? Ku keni port që mos të jetë në mes të qytetit? Ku ka, ma thoni një? Atë që nuk e bënë dot me luftë romakët, do e bëni me para. Merrni një kompani nga lindja. Offshore. Po të kishte institucione këtu, prapë do të kishit shkuar aty, do diskutoheshin veprat penale. E për këtë, jo vetëm që do jemi kundër, por do jemi me qytetarët shqiptar për të ndaluar këtë aferë,"-tha Salianji.
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka treguar se i ofroi kryeministrit Edi Rama dokumente që kanë li...
Kuvendi TIRANË- Deputetët e Partisë Socialiste kanë dorëzuar ditën e sotme kërkesë për përjashtimin ...
Edmond Spaho TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, iu drejtua ministreve që të mos zbatojnë porositë e kryemi...
Taulant Balla dhe Agron Çapja TIRANE- Një stuhi politike ka nisur që prej momentit kur në gjykatë, Adrian Çapja, një...
Kuvendi TIRANË- Ministrja Belinda Balluku deklaroi se Porti i Ri i Durrësit do të jetë më i madhi i jahteve në mesdhe ndë...
Belinda Balluku TIRANË- Zëndëskryeministrja Belinda Balluku duke folur për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit tha...
Belinda Balluku TIRANË- Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku bëri të ditur se nga sot do të nisë reformimi në Dr...
Belinda Balluku TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku u shpreh ditën e sotme në seancën plenare se fjalët dhe a...
Belinda Balluku TIRANË- Porti i Durrësit ka rikthyer sërish në Kuvend debatin mes opozitës dhe mazhorancës. Pas kryeministrit...
Agron Shehaj dhe Delina Ibrahimaj TIRANË- Debati për Portin e Durrësit vijoi mes deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj dh...