Politike

'Po fliten për skandale'/ Sula në Kuvend: Thuhet se ka persona që kanë fituar para nga tenderat e qeverisë

Deputeti deklaroi se përfliten se disa persona kanë fituar para nga tenderat e qeverisë. 

24 Nëntor 2022, 17:50 Nga A.B
'Po fliten për skandale'/ Sula në Kuvend: Thuhet se ka
Dashnor Sula dhe Edi Rama

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi se po përflitet në kryeqytet për një skandal. Duke mos përmendur emra, deputeti i cili po ashtu bisedoi sot për pak sekonda me kryeministri Rama në Kuvend, shtoi se përfliten se disa persona kanë fituar para nga tenderat e qeverisë. 

Qeveria shqiptare do të fitojë 1/3 të fitimit që thatë ju. Ngado ta rrotullosh ne dalim me humbje. Mos harroni edhe këtë tjetrën se do punësohen punëtorët sepse aty do bëhet tregti dhe do bëhen ndërtimet e apartamenteve. Investitori fiton vetë. Por fitimet e tij janë shumë herë më të mëdha. I thashë dhe kryeministrit kur vajta e takova. I vura në dispozicion një dokument. Ju në këtë sallë keni miratuar një projekt gjigand që thonit që do realizonit për Portin e Karpenit. Ka 6 vite. Ku është porti? Ku janë 70 mijë punëtorët e punësuar. E njëjta gjë mund të ndodhë. Nëse do të ketë transparencën. Nëse mund të ndodhë që të zbulohen skandale që flitet këtu në Tiranë. Flitet se ka persona që kanë fituar para nga tenderat e qeverisë. Janë paratë e tyre që do investohen atje. Offshoret këtë synojnë fshehjen dhe vetëm fshehje”, tha Sula.

edi rama dashnor sula seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll