Politike

'E nisët shëmtuar'/ Shalsi: Më vjen keq për të rinjtë e opozitës, 2 herë keni qënë në Qeveri, s'bëtë plane zhvillimi

Shalsi u shpreh se opozita ka qënë në Qeveri dy herë dhe në asnjë rast nuk kanë bërë asnjë plan zhvillimi.

24 Nëntor 2022, 15:43 Nga A.B
'E nisët shëmtuar'/ Shalsi: Më vjen keq për
Eduard Shalsi

TIRANË- Deputeti socialist, Eduard Shalsi e quajti akt të shëmtuar nisjen e seancës nga ana e Kuvendit të Shqipërisë. Ai u shpreh se opozita ka qënë në Qeveri dy herë dhe në asnjë rast nuk kanë bërë asnjë plan zhvillimi. Shalsi shtoi se dhe në një rast kur në vend erdhi një investitor i huaj, opozita e largoi në shtetin fqinj. 

'E nisët siç e keni zakon, shëmtuar. Është e qartë që ju kërkoni liri të të shprehurit sepse kërkoni kompensim për lirinë e të menduarit që mëshironi, e keqja lind nga paaftësia për të menduar. E keqja sfidon mendimin, se duke dashur të shqyrtojë parimet mendimi mbetet i zhgënjyer. 

Ju jeni provuar 2 herë në Qeveri, kurrë nuk folët për plane zhvillimi. Që nga viti 2014 Shqipëria ka disa plane. Edhe kur iu erdhi një ide e përzutë me turp për ta dërguar në shtetin fqinj. E dini që në 61 bashki, 57 kanë plane zhvillimi, ndryshe nga ju që jeni hallakatur kuturu. Më vjen keq, nuk e kuptoj për disa të rinj, si mund të bini pre, ç'mendoni se mund të manipuloni sipas llogjikës dhe mentalitetit tuaj.

Ju keni fëmijë, hidhni shikimin pas se me çfarë kauzash keni luftuar. Mbani mend se çfarë keni thënë për projektet madhore, janë veprat që flasin shumë më tepër, kthehuni pas se një ditë këtu ndoshta do ulen fëmijët tanë. 

Nëse do lexonit më shumë e nëse nuk do hallkateshit në protesta, nëse nuk distancoheni nga ajo pjesë e shëmtuar'- tha Shalsi.

eduard shalsi seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll