Politike

'Qeveria nuk ka frikë nga ligji/ Dule: BE anuloi fondin për Portin, po krijoni një trekëndësh konfliktual

Dule deklaroi në Kuvend se Qeveria nuk ka frikë nga ligji.

24 Nëntor 2022, 17:04 Nga A.B
'Qeveria nuk ka frikë nga ligji/ Dule: BE anuloi fondin për
Vangjel Dule

TIRANË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule deklaroi ditën e sotme se Qeveria shqiptare po krijon një trekëndësh konfliktual me Projektin e Portit të Durrësit. Nga Kuvendi, Dule tha se po krijohen konflikte me refuzimin e fondit të BE-së për portin e Durrësit. 

'Nuk do ta besoja kurrë se do të ketë kurrë një parlamentar që do të jetë kundër projektit. Jam pro forcimit të marrëdhënieve politike me emiratet e bashkuara, po këto janë monarki, ne jemi republikë parlamentare.Vendimet i marrin monarkët, në demokraci institucionet e përcaktuara nga ligji. Përse e theksoj këtë gjë? Se ne jemi duke vendosur me procedurë të përshpejtuar për projektin më të madh financiar të realizuar ndonjëherë. Ky është më i rëndësishëm se projekti i buxhetit të shtetit.

Në vendin tonë qeveria nuk ka frikë nga ligji, e nëpërkëmb. E kuptoni se ku është rënia e së keqes. Ne festuam, ngritëm për të mos ulur kurrë flamurin e BE në parlamentin tonë, brenda dhe jashtë. Insistova se duhet të ndihemi e veprojmë si Europianë. Çfarë ndodhi? BE anulon 28 mln nga fondi i kreditimit për portin e Durrësit. Pse ndodhi? A mund të na japë njeri shpjegime? Ishte sinjal? Po krijoni një trekëndësh konfliktual me BE. Porti i Durrësit-Vizat e Arta-Amnistia Fiskale. Ju që keni përgjegjësine 10 vjecare të procesit të integrimit. Nuk e keni kuptuar se e drejta europiane është e drejta e Shqipërisë. Apo mos vallë dhe këto janë të ndërlidhura me njëra tjetrën.'- tha Dule.

seance plenare 24 nentor 2022 vangjel dule

Sondazh

Poll