Politike

Trau elektronik në Divjakë, deputetja e PD-së dorëzon padi në Gjykatë: Vendimi në paligjshmëri të plotë

Lajmin e ka bërë me dije vetë deputetja Dhori, e cila ka postuar një foto nga Gjykata.

24 Nëntor 2022, 16:47 Nga k.m.
Trau elektronik në Divjakë, deputetja e PD-së dorëzon padi
Ilda Dhori

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori ka depozituar një kërkesë-padi në Gjykatën Administrative të Tiranës, lidhur me kërkesën e qeverisë për vendosjen e traut në parkun e Divjakës. Lajmin e ka bërë me dije vetë deputetja Dhori, e cila ka postuar një foto nga Gjykata. Ndërsa ndër të tjera në postimin e saj shton se është e bindur se e drejta është me qytetarët dhe kjo betejë do të fitohet.

Njoftimi i deputetes:

Prane Gjykates Administrative Shkalla e Pare,Tirane; Sapo dorezova Kerkesepadine time, si perfaqesuese e Divjakes, mbi PALIGJSHMERINE e TRAUT ELEKTRONIK, ne hyrje te Parkut dhe Plazhit te Divjakes! Me bindjen e plote se e drejta eshte me qytetaret!

Banorët e Divjakës janë kundër vendosjes së traut në parkun e Karavastasë, duke i detyruar të paguajnë para për të kaluar rrugën. Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja. Kundër traut është edhe socialisti, Erion Braçe. Vendimi është marrë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa qytetarët ishin zotuar se do ta dërgonin vendimin në Gjykatë Administrative. Pas disa ditëve protesta në park, Ministria u tërhoq e lajmëroi se pagesa do të vendoset vetëm për turistët.

ilda dhori trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll