Sport

Parlamenti Europian i bën apel FIFA-s të kompensojë familjet e punëtorëve, që kanë humbur jetën për ndërtimin e stadiumeve...

Eurodeputetët u kërkuan gjithashtu autoriteteve të Katarit të kryejnë një hetim të plotë për abuzimet e të drejtave të njeriut përpara Botërorit.

24 Nëntor 2022, 17:03 Nga DOSJA

Parlamenti Europian i bën apel FIFA-s të kompensojë familjet e

STRASBURG - Parlamenti Europian votoi të enjten në favor të një resolute, që i bën thirrje FIFA-s të ndihmojë në kompensimin e familjeve të punëtorëve migrantë që humbën jetën, si dhe punëtorëve që pësuan shkelje të të drejtave, gjatë përgatitjes së Kupës së Botës.

Eurodeputetët u kërkuan gjithashtu autoriteteve të Katarit të kryejnë një hetim të plotë për abuzimet e të drejtave të njeriut përpara Botërorit. Rezoluta dënon gjithashtu raportet për shkeljet e komunitetit LGBT në Katar dhe i bëri thirrje vendit të dekriminalizojë marrëdhëniet e të njëjtit seks. Një numër i eurodeputetëve mbanin shiritat "One Love" kundër urrejtjes, të cilët shtatë kapitenët e Kupës së Botës nuk ishin në gjendje t'i mbanin për shkak të presionit nga FIFA.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll