Sport

“Katar 2022”/ Giovanni Reyna do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Anglisë…

I ruajtur të hënën kundër Uellsit (1-1), anësori amerikan Giovanni Reyna do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e të premtes (20:00) kundër Anglisë.

24 Nëntor 2022, 16:46 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Giovanni Reyna do të jetë i gatshëm

KATAR - I qëndruar në stol gjatë gjithë takimit, të hënën në barazimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Uellsit (1-1), Giovanni Reyna u ruajt. Edhe nëse pas takimit, trajneri Gregg Berhalter kishte pohuar, se nuk e kishte përdorur si masë paraprake, ai sqaroi mendimet e tij këtë të enjte në një konferencë për shtyp.

“Mendoj se kam qenë shumë i qartë pas ndeshjes. Ai ishte në dispozicion dhe ishte vendimi im që të mos luante, - shpjegoi trajneri amerikan. - Ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e nesërme (e premte, ora 20:00) dhe do të shohim se çfarë do të vendosim”.

I planifikuar për të startuar kundër Uellsit, anësori i Dortmundit (20 vjeç, 14 ndeshje) ishte zëvendësuar në krahun e djathtë nga Timothy Weah, autori i golit për ekipin e SHBA-së. Si pasojë e kësaj paraqitjeje, lojtari i Lille (22 vjeç, 26 ndeshje) mund të ruajë vendin e tij në formacionin amerikan, nëse nuk përjashtohet nga trajneri Berhalter për të bëjë ndryshime për ndeshjen e tretë, kundër Iranit, mjaft e rëndësishëm për kualifikimin në fazën e 16-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll