Politike

I tha Ballës skizofren, socialistët përjashtojnë Vasilin për 5 ditë nga Kuvendi

Kërkesa është firmosur nga 7 deputetët e PS-së, Etjen Xhafaj, Antoneta Dhima, Petro Koçi, Gerta Bardeli, Ilir Metaj, Jurgis Çyrbja dhe Milva Ikonomi.

24 Nëntor 2022, 15:19 Nga A.B
I tha Ballës skizofren, socialistët përjashtojnë Vasilin
Kuvendi

TIRANË- Deputetët e Partisë Socialiste kanë dorëzuar ditën e sotme kërkesë për përjashtimin e Petrit Vasilit për 10 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të debatit që zhvilloi në fillim të seancës së sotme me Taulant Ballën. Kërkesa është firmosur nga 7 deputetët e PS-së, Etjen Xhafaj, Antoneta Dhima, Petro Koçi, Gerta Bardeli, Ilir Metaj, Jurgis Çyrbja dhe Milva Ikonomi.

NJOFTIMI I KUVENDIT:

U mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të Rregullores së Kuvendit dhe në kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022. Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili. Ky vendim hyn në fuqi në datën 25.11.2022

Sot në Kuvend, deputeti iu drejtua kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës me termat: Idiot dhe skizofren

seance plenare 24 nentor 2022 petrit vasili

Sondazh

Poll