Politike

Balluku: Nga sot nis puna e reformimit të Drejtorisë së Pastrimit të Parave, do ketë efekt të jashtëzakonshëm

Ministrja teksa ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të opozitës për Projektin e Portit të Durrësit, tha se ky aksion do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm. 

24 Nëntor 2022, 14:38 Nga A.B
Balluku: Nga sot nis puna e reformimit të Drejtorisë së Pastrimit
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku bëri të ditur se nga sot do të nisë reformimi në Drejtorinë e Pastrimit të Parave. Nga salla e Kuvendit, ministrja teksa ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të opozitës për Projektin e Portit të Durrësit, tha se ky aksion do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm. 

'Flisni për pastrim parash në një projekt ku qeveria shqiptare, kemi kërkuar veto për të mbrojtur shtetin shqiptar nga cdo lloj ekspozimi. Sot më shumë se kurrë ka aksione dhe veprime për këtë çështje. Ka nisur një punë për një reformim të drejtorisë së pastrimit të parave, një reformim të thellë,që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm. Mua më shqetëson se ke këtë zakon të keq. Pse nuk e merr me qetësi. Ti cfarë je? Dëzhurn, ka ikur sulltani e të kanë lënë ty. Qetësohu pak. '- tha Balluku. 

belinda balluku seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll