Politike

'Baseni i Durrësit do jetë marina më e madhe në Mesdhe'/ Balluku: Do shtohen 280 vende për jahte

Balluku deklaroi se Porti i Ri i Durrësit do të jetë më i madhi i jahteve në mesdhe ndërsa do jetë porti më i madh komercial në Ballkanin Perëndimor. 

24 Nëntor 2022, 14:48 Nga A.B
'Baseni i Durrësit do jetë marina më e madhe në
Kuvendi

TIRANË- Ministrja Belinda Balluku deklaroi se Porti i Ri i Durrësit do të jetë më i madhi i jahteve në mesdhe ndërsa do jetë porti më i madh komercial në Ballkanin Perëndimor. 

'Marinat nuk llogariten me poste por me mundësite akomoduese të jahteve, atyre që vijnë sot dhe rrijnë ngjit e ngjit. Baseni i Durrësit do të jetë marina më e madhe në Mesdhe. Nëse sot janë dizenjuar 280 vende, nëse do ketë nevojë do rritet dhe numri i apostimit të këtyre jahteve por baseni i Durrësit jep mundësinë për të pasur marinën më të madhe në Mesdhe. Projektet kanë faza, kanë 3 skenare, optimist, bazik dhe atë negativ. Zgjidhet ati bazik. Thoni se ka marina më të mëdha, kjo është më e madhja. Ky... o ti nuk rri dot pa folur, unë them fillo dhe puno pak për autokontrollin. Kjo bëhet me joga e me frymëmarrje, duro sikur durojmë ne. Baseni i Durrësit, në fazën e parë do të ketë 280 poste. 

Pyeti për marinën, po përgjigjem. Ky është investimi më i madh në Shqipëri. Durrësi, qytet që do ketë portin më të madh të jahteve në mesdhe dhe portin më të madh komercial në Ballkanin Perëndimor. '- tha Balluku. 

seance plenare 24 nentor 2022 belinda balluku

Sondazh

Poll