Politike

Balluku: Ky projekt do i kthejë Durrësit 700 metra plazh në vijë lineare! Po hapet një faqe e re për ekonominë

Ballaku tha se akuzat e opozitës kanë kaluar çdo limit. Sipas saj nga ky projekt Durrësi do të përfitojë 700 metra plazh në vijë lineare, i cili do të jetë i aksesueshëm për të gjithë pasi nuk është parashikuar që do të vihet tra në zonë

24 Nëntor 2022, 14:50 Nga e.k
Balluku: Ky projekt do i kthejë Durrësit 700 metra plazh në
Belinda Balluku

TIRANË- Zëndëskryeministrja Belinda Balluku duke folur për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit tha se kjo është një kontratë e bërë me negocim të hapur por kjo nuk kuptohet nga ata që sipas ministres e kanë zhvatur gjithmonë këtë shtet. Ballaku tha se akuzat e opozitës kanë kaluar çdo limit. Sipas saj nga ky projekt Durrësi do të përfitojë 700 metra plazh në vijë lineare, i cili do të jetë i aksesueshëm për të gjithë pasi nuk është parashikuar që do të vihet tra në zonë. 

Belinda Balluku: Nuk duhet të humbin kohë duke u sharë me njëri-tjetrin. E kuptoj mirë që koncepti i shtetit si zhvillues që ka për detyrë të mbrojë pronën publike është e huaj për ata që janë mësuar ta zhvasin shtetin. Çfarë përfiton shteti nga kjo zonë e margjinalizuar, ju qeshët me foton, të gjithë keni parë birqet me hekurishte. Durrësi përfiton 700 metra plazh që nuk ekzistonte. Do të kthehet në një vijë detare prej 700 metrash në vijë lineare për çdo vizitor dhe nuk parashikohet se ty do të ketë tra vetëm për ata që kana banesa aty apo qëndrojnë në hotele. Kam dëgjuar prej ditësh fjalët asgjesim, falje. Tani ky vend është i vogël dhe ne e njohim mirë njëri-tjetrin dhe ju duhet ta pranoni jashtë kamërave jashtë liderave që kjo është kontrata më e mirë që ka bërë shteti ndonjëherë. Kjo është një kontratë e bërë me negocim të hapur. Këtu është duke u hapur një faqe e re e ekonomisë shqiptare. Kjo qeveri po bën një projekt që juve nuk ua merrte mendja, por ama jo të shpifni për qeverinë për investitorin. Kur i thoni këtë gjëra, i thoni për narrativë  politike por keni kaluar çdo limit. Nuk e kemi marrë me tapi qeverinë por jemi këtu se kemi votat. Flisni për kontratat për çfarë të doni ju por jo për investitorët, nuk mund të ngrihet një narrativë politike mbi trupa mbi njerëz. Nuk akuzoni vetëm ne si qeverinë por gjthë dynjanë zotërinj. Po Alaabar kur ka ardhur këtu për herë të parë ka qenë pronar i EMAAR, kemi marrë mbështetjen e qytetarëcve të Durrësit se pas 2 muajsh na besuan votën. Shteti do te jëtë aksionar me 30 përiqnd një nga kontratat më të larta të nënshkruara ndonjëherë. 

seance plenare 24 nentor 2022 belinda balluku

Sondazh

Poll