Politike

Balluku: Thoni se Alabbar do vijë me qilim, ky është racizëm i pastër

Balluku komentoi deklaratat e opozitës për Projektin e Durrësit.

24 Nëntor 2022, 14:29 Nga A.B
Balluku: Thoni se Alabbar do vijë me qilim, ky është racizëm
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku u shpreh ditën e sotme në seancën plenare se fjalët dhe akuzat e ngritura nga opozita për Projektin e Portit të Durrësit, janë racizëm ndaj biznesmenit Alabbar.

'Më thoni si mund të merrnim një kredi ndërkohë që qyteti i Durrësit është projektuar si vend turistik? Durrësi është kthyer në destinacion. Ka strategji të reja ashtu siç ka dhe për Durrësin. Dua të ndalem tek racizimi provincial që shpaloset në të gjitha përrallat e 1001 e netëve. Që ti referoheni Alabarit që vjen me qilima nuk i takon asnjërit që t'ja bëjë se ky është racizëm i pastër. E kishit dhe në komision dhe këtu. Një pyetje tjetër, njerëzit thonë se ç'ka opozita që nuk e voton këtë ligj. Njerëzit mendojnë se opozita thotë jo për çdo gjë. Rrini të qetë, askush nuk ka asjë pyetje se ju keni një arsye madhore që ju po e kontenstoni në mënyrën më të keqe këtë projekt. Ju e dini që këtu ka një garë të hapur, është mirë që ta dëgjojnë qytetarët, ju hidhni baltë, e thoni se ka efekt. është ligji i investitorit strategjik, janë të lutur të vijnë dhe të shikojnë kapacitetet që ka vendi ynë, kështu ka bërë dhe Alabar. Ka parë disa zona ku mund të investonte. '- u shpreh ministrja. 

belinda balluku seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll