24 Nëntor 2022, 14:30
Nga e.k
Belinda Balluku
TIRANË- Porti i Durrësit ka rikthyer sërish në Kuvend debatin mes opozitës dhe mazhorancës. Pas kryeministrit ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku njëherazi dhe numri dy i qeverisë i është përgjigjur akuzave të opozitës. Balluku tha se është bërë një studim në lidhje me zhvendosjen e Portit të mallrave në Porto Romane pasi sipas saj nuk kishte më kapacitet përpunimi për shkak të rritjes së volumit. Sipas ministres Porti aktual shkaktonte ndotje në qytet dhe krijonte probleme në trafik për shkak se ishte në mes të qytetit. Balluku tha se është bërë një studim për zhvendosjen e tij në Porto Romane ku ka një hapësirë prej 60 hejktarë që do jetë enkas për ndërtimin e tij.
Balluku, nga foltorja u shpreh se i ka kërkuar me shkresë BE që të anulohej kredia prej 28 milionë euro në vitin 2019.
Pjesë nga biseda:
Belinda Balluku: Mundem të flas, mundem, i kam mbajtur shënim do të përgjigjem unë...
Lindita Nikolla: Ulu zoti Spaho, tha do të përgjigjet...
Belinda Balluku: Zoti Spaho ti ke nevojë për përgjigje nuk ka rëndësi kush përgjigjet nga ministrat. Pse flet nga vendi, flet nga vendi dhe vetëm bërtisni. Unë do ta nis jo nga prezantimi i projektit por nga një tymnajë, baltë me aftësinë më të madhe që keni që Durrësi dhe Shqipëria të ngelë pa port por Durrësi nuik do të rrijë pa port se ne kemi bërë një studim për ndikimin negativ që kihste në qytettin e Durrësit dhe ajo që rezultoi ishte që portit i ka ardhur koha të largohet për shkak të rritjes së volumit, ndotjes ambientale, si qymyri, çimento opor dghe gruri dhe i gjithë problemi infrastruktor që ky Port sjell brenda qytetit. Duke pasur parasysh këtë situatë ne nisëm një garë ndërkombëtae, Duke qenë se në 20 ishte pandemi gara u hap në qershor 2021. Pse u zgjodh Porto Romano. Se është një zonë industriale dhe e destinuar të rritet industrialisht kështu duke pasur mundësi për ta zhvilluar në zonë. Ky port do tu përgjigjet edhe Kosovës ku do të ndërtohet një port i thatë dhe vetëm një javë më parë mideis qeverisë shqiptare dhe RMV u vendos nhritja e Portit të Thatë në Strugë. Do t’I shërbejë Ballkanit Perëndimor. Do t’ drejtohem zoti Alibeaj se tha se Porti do të kushtojë 2 miliardë euro mos dëgjoni shifrat e Sali Berishës se ai i nxjerr nga koka dhe ju e dini mirë. Kushton 390 milionë euro dhe do të bëhet se nuk ka më aftësi Porti i Durrësit, duhet të shpërngulet në një zonë industriale ku ka 60 hektarë për këtë, ku do të kalojë hekuradha. Pse nuk u mor kredia e BE. Kredinë e BE e kam kërkuar unë me shkresë anulimin e saj, me përgjegjësi të plotë në vitin 2019, ku nuk flitej fare për projektin e Mohamed Alabarin, as se dinim që Porti i Durrësit do të kishte interes nga të investitorët e huaj. E kam kërkuar unë në 2019 që kjo kredi të anulohej, pasi 28 milionë euro kërkoheshin të merreshin kredi nga BE, për të futur në portin e Durrësit më shumë çemento e më shumë grurë.
seance plenare 24 nentor 2022 belinda balluku
Politike
24 Nëntor 2022, 14:06
A.B
Agron Shehaj dhe Delina Ibrahimaj
TIRANË- Debati për Portin e Durrësit vijoi mes deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj dh...
Politike
24 Nëntor 2022, 13:57
A.B
Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama përfundoi interpelancën në Kuvend me deputetët e opozitës për Portin e Durrës...
Politike
24 Nëntor 2022, 13:54
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e quajti aferë të madhe korruptive dhe pastrimi parash, marrë...
Politike
24 Nëntor 2022, 13:14
e.k
Edmond Spaho
TIRANË- Marrëveshja e për ndërtimin e Portit të Durrësit ka 'rindezur' debatet në Kuvend. Pasi mori fjal&eu...
Politike
24 Nëntor 2022, 13:21
F.M
Edmond Spaho
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka bërë një lapsus në Kuvend. Teksa fliste për pseudoni...
Politike
24 Nëntor 2022, 13:10
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur fjalën e tij në Kuvend u 'lënë Zotin' depytetëve të Opozitës. N...
Politike
24 Nëntor 2022, 13:10
f.g
Edi Rama
TIRANE- Kryeministri Edi Rama i bëri "moral" opozitës sesi akuzon investitorin arab Mohammed Alabbar që sipas tij është n...
Politike
24 Nëntor 2022, 13:10
F.M
Edi Rama dhe Dashnor Sula
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij në Kuvend, por pas e ndoqi deputeti i PD-së, Dashnor Sula...
Politike
24 Nëntor 2022, 13:00
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama e ka quajtur opozitën si të pazhvilluar teksa po diskutohet mbi Portin e Durrësit. Gjatë...
Politike
24 Nëntor 2022, 12:53
f.g
Edi Rama, kryeminister
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot në Kuvend se në projektin për ndërtimin e Portit të Durr&...