Politike

Porti/ Shehaj: Nuk njohim pronarët apo bilancet. Ibrahimaj: Kërkuam fshehjen e historikut të kompanive pas portit të ri

Shehaj u shpreh se kompanisë 'Eagle Hills' nuk i njihen pronarët dhe bilancet e xhiros vjetore.

24 Nëntor 2022, 14:06 Nga A.B
Porti/ Shehaj: Nuk njohim pronarët apo bilancet. Ibrahimaj: Kërkuam
Agron Shehaj dhe Delina Ibrahimaj

TIRANË- Debati për Portin e Durrësit vijoi mes deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj dhe ministres Delina Ibrahimaj. Shehaj u shpreh se kompanisë 'Eagle Hills' nuk i njihen pronarët dhe bilancet e xhiros vjetore. Nga ana tjetër, ministrja tha se akuzat e bëra nga opozita janë gënjeshtra. 

Ajo deklaroi se pjesa e kontratës ku përfshihet kompania NSHMI është seksion konfidencial

DEBATI:

Agron Shehaj: Pyetja e parë ka lidhje me kompaninë, e cila ka 5 vite që invston. Për kë Eagle Hills e ka fjalën ministrja? Si i ka bërë investimet në kaq vite kur ka vetëm 1 vit që është krijuar. U përmend dhe Eagle Hills në Serbi, po nuk ka lidhje me atë që është bërë në Tiranë. Pyetja tjetër ka të bëjë me....

Kush janë pronarët e kompanisë? Në radhë të parë nuk e dimë kush janë dhe cfarë xhiro vjetore kanë? Mund të jetë e njëjta, nuk dihen pronarët dhe sa xhiro kanë, është e rëndësishme se kur u shpall investitor strategjik u shpall për rëndësinë që ai ka.

Pyetja tjetër: Këtu asnjë nuk e bën bilancin, nuk thuhet se as kush janë pronarët. Shqipëria ka më shumë transparencë se Emiratet Arabe, të jetë kjo arsyeja se përse e keni zgjedhur? Po

Rama gënjen shqiptarët duke thënë se kompania që do ndërtojë është Emarr. Tani, kemi 2 statuse të kryeministrit, ku mburret për të. Keni bërë intervista pa fund për ti gënjyer shqiptarët. Keni thënë se porti i ri turistik do sjellë miliarda. Se nuk është Emar është e qartë, e vërteta verifikohet nga faktet dhe dokumentat. Më thoni ku është Emar Group. Pyetja tjetër për Ramën. Keni shkelur ligjin, vendimi për shpalljen e kompanisë së sapo krijuar, ka një problem, pse thonë se është shkelur ligji. Ligji që ju keni bërë parashikon një dëshmi të vlerës së kapacitetit financiar nga ana e institucioneve bankare. 

Delina Ibrahimaj: Është për të ardhur keq që ju mbushni publikun me gënjeshtra. Ky projekt është madhor. Pyetja e parë ka të bëjë me Alabar, unë i qëndroj asaj që thashë, ky investitor nëpërmjet kompanive të tij në 5 vitet e fundit ka bërë investime masive në fushën e turizmit, është i njëjti investitor që vjen... më tregoni ku gënjej?

Përsa i përket kompanise NSHMI në fakt është një seksion konfidencial i kontratës, i cili është kërkuar nga ne për të shtuar sigurinë në ketë projekt. Ju i referoheni disa materialeve te dala dhe te leshuara ne media. Ju thoni kryeministri ka gënjyer? Po si? Ju thoni se Alabar është Eage Hills, sigurisht që është dhe kjo një koncept elementar. Në këtë procedurë ne kemi nisur negociatat i cili është themeluesi i grupeve të ndryshme. 

Ju dilni dhe hidhni tym, kjo është e papranueshme, dilni dhe i bini të njëjtit fyelli.

Nikolla: Këto janë përgjigjet, ju pëlqejnë, s'ju pëlqejnë. 

agron shehaj seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll