Aktualitet

Pedagogët protestë para Kuvendit/ Kovaçi: Të merren parasysh kërkesat tona, të ulen tarifat për studentët

Kovaçi kërkoi dhe mbështetjen e studentëve pasi në kërkesat e tyre është dhe ulja e tarifave që ata paguajën. Sipas Kovaçit pedagogët nuk kërkojnë më shumë se sa paguhen kolegët e tyre në Kosovë. Ai bëri thirrje për rritjen e autonomisë së universiteteve dhe shkëputjen nga autokracia.

24 Nëntor 2022, 11:25 Nga e.k
Pedagogët protestë para Kuvendit/ Kovaçi: Të merren
Sandër Kovaçi

TIRANË- Pedagogët kanë protestuar sërish ditën e sotme por këtë herë ata u vendosën para selisë së Kuvendit ku dhe po zhvillohet seanca plenare. Gjatë fjalës së tij kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi u shpreh se kërkesat e tyre vijojnë të qëndrojnë dhe kërkuan sërish nga qeveria që të merren parasysh. Kovaçi kërkoi dhe mbështetjen e studentëve pasi në kërkesat e tyre është dhe ulja e tarifave që ata paguajën. Sipas Kovaçit pedagogët nuk kërkojnë më shumë se sa paguhen kolegët e tyre në Kosovë. Ai bëri thirrje për rritjen e autonomisë së universiteteve dhe shkëputjen nga autokracia. Protesta u mbajt para Parlamentit pasi sipas tyre ata nuk u ftuan në Komisionin e Edukimit në kohën kur po diskutohej buxheti i vitit 2023 ku pritej të futeshin dhe kërkesat e tyre. 

Sandër Kovaçi: Duhet të përsërisim edhe njëherë variantin e konsoliduar dërguar instancave ku përkatësisht pika e parë kërkohet rritja e buzhetit të arsimit të lartë, të vlerësohet puna e pedagogëve shqiptarë sa në Kosovë, tarifat e studentëve të mos jenë më shumë se tarifat e studentëve në Kosovë. Personeli administrativ dhe pedagogët të përfshihen në rritjen e rrogave nga të ardhurat dytësore,. Në faqen e ministrisë dhe universitetit të bëhet pasqyrim i detajuar i shpenzimeve dhe të luftohet tendenca për autokraci në universitete. Aktualisht në unversitetet publike nuk ekzistojnë organizmat kolegjiale vendimarrëse. Ftojmë autoritete dhe senatet akademike të largohen nga pozicioni i vëzhguesit dhe të sensibilizohem me kërkesat e pedagogëve dhe studentëve për realizmim e kërkesave sa më shpejt pa cënuar aktivitetin mësimor. Ftoj dhe studentët të na bashkohen. Sot jemi këtu sepse ne duhet të ishim herën e parë para Komisionit të Edukuimit por ai koimision me shumicë nga mazhoranca në mënyrë groteske voti që të mos kishte përfaqësues të rektoratit në mënyrë që kërkesat e tyre të mos përfshiheshin në buxhetin e vitit 2023

Pedagogët i nisën protestat më 5 tetor, e që nga 17 tetori që përkon me nisjen e vitit të ri akademik, shumica e tyre kanë bojkotuar edhe mësimin. Ata kanë 10 kërkesa, ku një prej tyre, kryesore është rritja e pagës me 50 %. Por qeveria ka vendosur rritjen me vetëm me 7%, ndërsa 8% duhet ta mbulojnë vetë univeristetet. Rritjen deri tani e kanë kaluar; Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik, Universiteti i Mjekësisë dhe ai i Sporteve.

sandër kovaçi protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll