Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ 41-vjeçari bën për spital babanë, vihet në pranga nga policia

I arrestuari do të përballet me akuzën për veprën penale "Dhuna në famnilje".

24 Nëntor 2022, 11:30 Nga DOSJA
E rëndë në Vlorë/ 41-vjeçari bën për spital
Policia e Vlores

VLORË- Një 41- vjeçar u arrestua nga policia e Vlorës pasi u kap në flagrancë duke ushtruar dhunë fizike mbi babain e tij. Si pasojë e dhunës së ushtruar i ati, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Vlorës.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 41 vjeç, banues në fshatin Nartë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndodhet nën kujdesin mjekësor, në spitalin e Vlorës", njofton policia. 

I arrestuari do të përballet me akuzën për veprën penale "Dhuna në familje"./ Dosja.al

djali rreh babain ne vlore

Sondazh

Poll