Politike

Këlliçi: Ne po kërkojmë transparencë, nuk mund të flasim 4 minuta për megaaferën e Portit të Durrësit

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Këlliçi theksoi se nuk mund që diskutohet për një çështje kaq të rëndësishme në kaq pak kohë.

24 Nëntor 2022, 10:42 Nga I.A

Këlliçi: Ne po kërkojmë transparencë, nuk mund

TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka deklaruar se ata nuk mund të kenë vetëm 4 minuta kohë për të folur për megaaferën e Portit të Durrësit. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Këlliçi theksoi se nuk mund që diskutohet për një çështje kaq të rëndësishme në kaq pak kohë. Po ashtu ai ka theksuar se, ky show që po bëhet është për t'i mbyllur gojën opozitës.   

“Erdhëm prapë si në javën e kaluar. E gjitha bëhet për t’i hequr replikën zotit Berisha, për të thënë disa të vërteta. Se kuptoj se pse qenka e vështirë që të zbatohet kërkesa e opozitës për të folur. Problemi i sotëm është se keni parë kryeministrin javën e kaluar, që me zor prisni që të vinit në seancën e sotme që të diskutonit për portin, ndërkohë që sot opozitës po i mbyllet goja. Po më thoni nëse për 4 minuta qytetarët të kenë transparencë dhe të kuptojnë se çfarë fshihet pas kësaj afere, ku do të ketë apartamente, dhe jahte apo vila, dhe s’do të jetë port. Nuk mundet më që çështje kaq të rëndësishme të kalon kështu fshehtas. E gjithë kjo beteje, i gjithë ky show që behet është për t'iu mbyllur gojën opozitës. Por falë teknologjisë ne këtu do jemi për të thënë të vërtetat, të vërtetat e shqiptrëve që na besuan e na votuan. Censurë ka pasur vetëm në diktatutrë, nuk mund të na ndërpresin fjalën," tha Këlliçi. 

belind këlliçi seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll