Sport

Franca/ Giroud, pas rekordit gëzohet në rrjetet sociale: “Krenar që bashkohem me Henry”

Një mbrëmje për t'u mbajtur mend për Olivier Giroud: me dopietën e shënuar kundër Australisë, sulmuesi i Francës arriti Thierry Henry me 51 gola.

23 Nëntor 2022, 15:30 Nga DOSJA

Franca/ Giroud, pas rekordit gëzohet në rrjetet sociale: “Krenar

KATAR- Një mbrëmje për t'u mbajtur mend për Olivier Giroud: me dopietën e shënuar kundër Australisë, sulmuesi i Francës arriti Thierry Henry me 51 gola. Goli i parë i Giroud erdhi në minutën e 32-të pas një asistimi të lojtarit të Juventusit, Rabiot, i dyti në minutën e 26-të të pjesës së dytë me një goditje me kokë nga asistimi i Mbappe.

Giroud, 36 vjeç e 53 ditë, është lojtari i dytë më i vjetër që shënon dy herë në Kupën e Botës pas Roger Milla në 1990 (38 vjeç e 34 ditë). Dy golat e mbrëmjes së sotme e bënë atë golashënuesin më të vjetër të Francës në Kupën e Botës (tejkaloi Zinedine Zidane) dhe francezin më të vjetër që luajti në një ndeshje të Kupës së Botës dhe feston në rrjetet sociale: "Krenar që bashkohem me Titì". Gol dhe performancë që gëzoi Piolin dhe gjithë ambientin e Milanit.

E.Ç (Dosja.al)

giroud henry

Sondazh

Poll