Sport

Man.City-Guardiola deri në vitin 2025: "Vendosa për një sekondë, nuk ka vend më të mirë"

Pep Guardiola dhe Manchester City së bashku deri më 30 qershor 2025. Klubi anglez ka zyrtarizuar rinovimin e trajnerit spanjoll edhe për dy sezone

23 Nëntor 2022, 15:22 Nga DOSJA

Man.City-Guardiola deri në vitin 2025: "Vendosa për një

ANGLI- Pep Guardiola dhe Manchester City së bashku deri më 30 qershor 2025. Klubi anglez ka zyrtarizuar rinovimin e trajnerit spanjoll edhe për dy sezone: “Në këtë rinovim të kontratës, unë kam përfshirë familjen time më shumë se kurrë, sepse tashmë kanë kaluar 7 vjet dhe do të bëhen 9 vjet në fund të kontratës së re – shpjegoi spanjolli.

Guardiola, në faqen zyrtare të City-t, shpjegoi lidhjen e fortë që e lidh atë me klubin. "Nuk mund të jem në një vend më të mire. Mund të fitosh herë pas here në një klub. Kur fiton shumë, është e pamundur ta bësh pa mbështetjen e menaxhmentit. Që nga dita e parë këtu, kam ndjerë diçka të veçantë. Unë gjithmonë kam bërë më të mirën time. E kam bërë që nga dita e parë dhe do ta bëj deri në fund ."

City-Guardiola është një nga më të suksesshmit në historinë e futbollit anglez. Nga vera e 2016 e deri më sot, janë 11 trofe në vitrinë, duke përfshirë 4 Premier League në 5 vitet e fundit, si dhe 1 FA Cup, 4 Carabao Cup dhe 2 Community Shields. Në sezonin 2018-2019, City u bë klubi i parë në historinë angleze që fitoi të 4 trofetë vendas. Njëkohësisht duke vendosur rekordin për pikë (100), gola të shënuar (106), fitore (32) dhe diferencë mbi vendin e dytë (19).

Shifrat e Guardiolës janë gjithashtu record. Mesatarja më e mirë e pikëve në Premier League (2.4), përqindja më e lartë e fitoreve (74%), mesatarja e golit më të mirë (2.5) dhe mesatarja më e ulët për golat e pësuar (0.8). Një kryevepër që i mungon vetëm qershia: fitorja e Champions League. I shkoi afër në sezonin 2020-2021, me humbjen në finale ndaj Chelsea.

E.Ç (Dosja.al)

pep guardiola manchester city

Sondazh

Poll