Sport

Australia, shumë e vogël përballë Francës! Përmbysje dhe katër gola. Giroud e Mbappe në superformë

Kupa e Botës së Francës fillon me poker. Në raundin e parë të Grupit D, kampionët në fuqi të Botës mundën Australinë 4-1 me përmbysje e nisin në mënyrë të shkëlqyer aventurën në Kupën e Botës.

22 Nëntor 2022, 22:11 Nga DOSJA

Australia, shumë e vogël përballë Francës!

KATAR- Kupa e Botës së Francës fillon me poker. Në raundin e parë të Grupit D, kampionët në fuqi të Botës mundën Australinë 4-1 me përmbysje e nisin në mënyrë të shkëlqyer aventurën në Kupën e Botës.

Në stadiumin Al Janoub, goli i Goodëin (9') befasoi blutë, por reagimi i djemve të Deschamps ishte i shpejtë. Në pjesën e parë Rabiot (27') dhe Giroud (32') përmbysin rezultatin, më pas në pjesën e dytë Mbappé (68') dhe sërish sulmuesi i Milanit (71') mbyllin rezultatin. Me këtë fitore, Franca shkon në vendin e parë pas barazimit 0-0 mes Danimarkës dhe Tunizisë.

E.Ç (Dosja.al)

kupa e botes franca

Sondazh

Poll