Aktualitet

Financimet ruse/ Celibashi: Të trajtohen nga Prokuroria dhe Gjykata, presim deri në dhjetor për votimin elektronik

Ai u pyet edhe mbi kërkesën e KQZ për 30 mln sa i takon votimit elektronik, Celibashi shtoi se do të presin deri në mes të muajit të ardhëm për një përgjigje nga qeveria

23 Nëntor 2022, 11:13 Nga A.B
Financimet ruse/ Celibashi: Të trajtohen nga Prokuroria dhe Gjykata, presim
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi për gazetarët se Prokuroria dhe Gjykata duhet të trajtojë çështjet e financimeve ruse në partitë politike. Për mediat, po ashtu ai shtoi se këto duhet të dënohen pasi janë shkelje e rëndë e ligjit. Ai u pyet edhe mbi kërkesën e KQZ për 30 mln sa i takon votimit elektronik, Celibashi shtoi se do të presin deri në mes të muajit të ardhëm për një përgjigje nga qeveria.

PYETJE-PËRGJIGJE:

Pyetja: Reforma zgjedhore ka ngecur, i druheni?

Celibashi: Nuk do ketë ndryshme në minutën e fundit, jo ato që lidhen me zgjedhjet. Ky kod që është në fuqi, duket se nuk do ndryshojë asgjë. 

Celibashi: Ne kemi ligj zgjedhor që në tërësi garanton për një proces të lirë e të ndershëm, zbatimi pastaj është tjetër. 

Pyetja: Do merret masë për partitë që nuk funksionojnë?

Celibashi: Ju e dini se disa parti janë inekzistente, nuk duken asgjëkundi. Ato tjesht ekzistojnë si subjekte që kanë zënë kollonat por nuk ekzistojnë, kjo çështje duhet të adresohet. 

Pyetje: Akuza politike për financime ruse, a mjafton kodi zgjedhor për ti ndaluar?

Celibashi: Ka parashikime në kodin penal, janë cështje që duhen adresuar nga organi i prokurorisë, janë shkelje e rëndë e ligjit, duhet të trajtohen nga Prokuroria dhe Gjykata. 

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll