Aktualitet

Moti i keq/ Fshatrat në Qarkun e Korçës mbeten disa orë pa energji elektrike

Probleme me energjinë ka pasur në disa fshatra të Kolonjës, Pogradecit, në fshatrat e njësisë administrative Lekas në Korçë.

23 Nëntor 2022, 10:46 Nga A.B
Moti i keq/ Fshatrat në Qarkun e Korçës mbeten disa orë pa
Permbytje

KORÇË- Moti i keq ka përfshirë të gjitha zonat në vend. Edhe Korça ka mbetur me probleme pas shirave të denduar. Që mbrëmjen e kaluar, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Probleme me energjinë ka pasur në disa fshatra të Kolonjës, Pogradecit, në fshatrat e njësisë administrative Lekas në Korçë, në fshatrat e Devollit dhe Maliqit. 

Stuhia ka rrëzuar degët e pemëve mbi tela.

Reshjet e shiut kanë qënë prezente në territorin shqiptar prej 4 ditësh. Shkodra dhe Lezha, janë dy qarqet më të goditura, të cilat kanë pasur përmbytje të shumta. Sot situata duket më e qetë. Në orët e pasdites reshjet do të largohen për t'i lënë vendin temperaturave të ulëta. Në disa zona do të shkojnë deri në - gradë Celsius./Dosja.al

permbytet shqiperia 2022 korce

Sondazh

Poll