Aktualitet

U kap duke shpërndarë kokainë, arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali! Kishte fshehur 13 mijë euro poshtë krevatit

Sapo ai pikasi policinë u mundua të arratisej dhe të hidhte 2 gram kokainë që kishte me vete por nuk ja doli pasi u neutralizua nga karabinierit. Pas kontrollit në banesë të bërë nga autorirtetet atij iu jetën dhe 13 mijë euro, të cilat i kishte fshehur poshtë krevatit si dhe 2 mijë euro që i kishte futur poshtë jorganit.

23 Nëntor 2022, 10:07 Nga e.k
U kap duke shpërndarë kokainë, arrestohet 34-vjeçari
Foto Ilustruese

ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur është vënë në prangat e Policisë italiane në Garbagnate, Milano pasi u kap në flagrancë duke shitur kokainë. Arrestimi i tij u bë në një lokal në rrugën “Kennedy” të Garbagnate.

Sapo ai pikasi policinë u mundua të arratisej dhe të hidhte 2 gram kokainë që kishte me vete por nuk ja doli pasi u neutralizua nga karabinierit. Pas kontrollit në banesë të bërë nga autorirtetet atij iu jetën dhe 13 mijë euro, të cilat i kishte fshehur poshtë krevatit si dhe 2 mijë euro që i kishte futur poshtë jorganit.

Ai u dërgua në Komisariat ku dhe u mor në pyetje nga agjentët e Karabinierit. Tashme mbi shqiptarin rëndon akuza e trafikut të lëndëve narkotike. Ndërkohë atij i është dhënë një urdhër ndalimi për tu futur në Itali deri në vitin 2026.

itali policia italiane

Sondazh

Poll