Aktualitet

Ish-të përndjekurit para Kuvendit, Ndregjoni thirrje ambasadores Kim: Dënoni sjelljen e deputetëve të PS! Përçmuan jetët e të pushkatuarëve

Ndregjoni u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos fillojnë ditën e nesërme seancën pa kërkuar falje falje Grupi Parlamentar i PS për veprimin e kryer. Ata kërkuan dhe ngritjen e një memoriali në nder të 6 mijë viktimave të vrarë nga regjimi komunist. Në fund ata kishin një thirrje dhe për ambasadoren Yuri Kim të cilës i kërkuan të dënojë veprimin e deputetëve socialistë. 

23 Nëntor 2022, 10:27 Nga e.k
Ish-të përndjekurit para Kuvendit, Ndregjoni thirrje ambasadores Kim:
Besim Ndregjoni

TIRANË- Ish-të përndjekurit politikë kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para selisë së Parlamentit ku dhanë dhe një deklaratë për mediat ku dënuan veprimin e deputetëve të Partisë Socialiste të cilët nuk u ngritën në këmbë për të mbajtur një minut heshtje në nder të intelektualëve të vrarë në Tiranë më 17 nëntor. Ndregjoni u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos fillojnë ditën e nesërme seancën pa kërkuar falje falje Grupi Parlamentar i PS për veprimin e kryer. Ata kërkuan dhe ngritjen e një memoriali në nder të 6 mijë viktimave të vrarë nga regjimi komunist. Në fund ata kishin një thirrje dhe për ambasadoren Yuri Kim të cilës i kërkuan të dënojë veprimin e deputetëve socialistë. 

Besim Ndregjoni: Imazhi i kësaj skeme krimanale ka tronditur mbarë opinion publik shqiptar në veçanti ne që kemi provua plumbin kumunist. Si është e mundur që këta deputët tregojnë narcizmin e tuyre duke nënçmuar jetën e të pushkatuarëve pa faj. Kush ua jep të drrejtën këtyre deputëtve që rtë thyejnë jetën njerëzore. Ku është komiteti i Helsinkit shqiptar. Ku janë depuutetët e opozitës që bashkohen me heshtjen e parlamentit. Deputetët trguan urrenjtje ndaj jetës njerëzore. Kemi dhe një mesazh për ambasadoren Yuri Kim që manifestuan seancën e 17 nënorit. Zonja Kim mos u bashkoni me heshtjen e politikës shqiptare që vranë intelektualët në selinë e parlamentit më 17 nëntor. I kërkojmë Kuvendit të dënojë veprimin fyes e për grupin parlamentar të drejtuar nga zoti Balla. Mos shkelni kushtetutën. Zotërinj të opozitës nuk ju kemi votuar vetëm për të marrë pushtetin por dhe për të luftuar për të drejtat tona, nëse qëllimi jua është marrja e puishtetit ju nuk përfaqësoni më të përndjekurit politik në atë Kuvend. Pas këtim manifestimi të lig kjo do të jetë një njollë, tashmë na ngelet vetëm urëdhri kumonist për arrestimin tonë e të mbushën burgjet sërish me të pafajshëm. 

Pyetje: Më datë 17 ju keni bërë një aktivitet ku keni thënë se duhen marrë nisma nga parlamenti për të përndjekurit.

Besim Ndregjoni: Ne kemi kujtuar që të bëhet një ditë kujtese për të vrarët ngaregjimi komunist. Të ngrihet Parcela Kombëtare per të gjithë ata të cilëve nuk u janë gjetur trupat. Ju bëjmë thirrje mediave dhe mbarë popullit të dënojmë urretjen. I kërkojmë opozitës që nesër të mos fillojë seanca pa kërkuar falje ata që bënë këtë turp

besim ndregjoni

Sondazh

Poll