Aktualitet

FOTO- U shkarkua nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Nano nis master për kriminologji

Nano iu është rikthyer studimeve në degën e Kriminologjisë në Universitetin e Tiranës.

23 Nëntor 2022, 09:51 Nga A.B
FOTO- U shkarkua nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të
Gledis Nano

TIRANË-Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është një nga 40 fituesit e degës së Masterit Ekzekutiv në Kriminologji, pranë Fakultetit të Drejtësisë. Tashmë Nano iu është rikthyer studimeve në degën e Kriminologjisë në Universitetit të Tiranës.

Kështu, pas largimit nga drejtimi i Policisë së Shtetit, Nano do fokusohet tek studimet. Emri i tij renditet i 4-ti në listën e fituesve:

FOTO- U shkarkua nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të

Nano është diplomuar në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” në vitet 1999- 2002, ku pas diplomimit ka marrë titullin “Specialist i Lartë Policie”. Në vitet 2006- 2009 është diplomuar me titullin “Jurist”, ndërsa në vitet 2009-2011 ka kryer studime pasuniversitare në fushën juridike pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Gledis Nanos iu kërkua të jepte dorëheqjen dhe përmes një procedure pa zhurme do të bëhej kalimi i detyrës nga ai tek Muhamet Rrumbullakut. Por çuditërisht, ndryshe nga paraardhësit e tij, Nano nuk pranoi. Këmbëngulja e tij i la radhën një shkarkimi përmes të cilit ministri i Brendshëm e bëri përgjegjës për disa ngjarje, përfshirë zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjen e Himarës. Kabineti e shkarkoi Nanon pas 10 muajve qendrim në detyrë dhe një "lobimi" të fortë nga Ambasada Amerikane, që i dha çertifikatë para se të emërohej dhe e ka mbajtur si partner të fortë në Shqipëri./Dosja.al

gledis nano

Sondazh

Poll