Aktualitet

Aksident i rëndë në Greqi/ Makina bie nga 40 metra lartësi, humbin jetën dy grekë, plagoset rëndë shqiptari

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, kur makina për arsye të panjohura ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një shkëmb.

23 Nëntor 2022, 10:18 Nga I.A
Aksident i rëndë në Greqi/ Makina bie nga 40 metra lartësi,
Foto Ilustruese

GREQI- Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotme në veri të Evias, kur një makinë është rrëzuar nga një shkëmb dhe ka rënë rreth 40 metra poshtë. Protothema shkruan se në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta zjarrfikëse dhe ambulanca.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, kur makina për arsye të panjohura ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një shkëmb. Sipas informacioneve kanë mbetur të vdekur dy grekë, ndërsa një tjetër pasagjer me kombësi shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë.

I plagosuri është po dërgohet në spitalin e Lamisë, ndërsa operacioni për nxjerrjen e dy të vdekurve vijon në këto momente.

aksident ne greqi plagoset rende shqiptari

Sondazh

Poll