Aktualitet

Vijon moti i keq në Kukës/ Po punohet për pastrimin e rrugëve, përbën rrezik rezervuari i fshatit Bytyq

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe erërave të forta, problematik mbetet ende rezervuari i fshatit Zherkë i njësisë administrative Bytyq të Bashkisë Tropojë.

23 Nëntor 2022, 10:05 Nga a.l
Vijon moti i keq në Kukës/ Po punohet për pastrimin e
foto ilustruese

KUKËS- Moti i keq në Kukës vijon, ndërsa deri më tani në këtë situata është paraqitur pa problematika. Disa akse rrugore janë lehtësisht të qarkullueshme, ndërsa disa të tjera janë bllokuar nga inerte dhe gurë ku po punohet nga subjektet kontraktore për pastrimin e tyre. Si pasojë e reshjeve të shiut dhe erërave të forta, problematik mbetet ende rezervuari i fshatit Zherkë i njësisë administrative Bytyq të Bashkisë Tropojë.

Furnizimi me energji elektrike është normal përveç njësisë adimistrative Grykë-Çajë, Kalis dhe Arrën bashkia Kukës. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Më probematike vijojnë të jenë qarku i Shkodrës edhe Lezhës ku ka ende të prezencë të ujit nëpër banesa. Në Lezhë vijojnë ende reshjet e shiut, ndërsa më e qetë paraqitet situata në Shkodër. Në Shkodër, sipërfaqja totale e përmbytur është 1435 Ha./ Dosja.al

 

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll