Aktualitet

FOTO PREKËSE/ Familja kërkon ndihmë për zhvillimin e ceremonisë mortore në Lezhë, trupi i pajetë vendoset në traktor

Familjaret kërkuan ndihmën e emergjencave për të përcjellë në varreza të ndjerën.

23 Nëntor 2022, 10:16 Nga A.B
FOTO PREKËSE/ Familja kërkon ndihmë për zhvillimin e
Familja ne varrim

LEZHË- Përmbytjet në Lezhë kanë sjellë një pamje prekëse. Familja Gila në Torovicë të Lezhës, nuk mundi ta përcjellë për në banesën e fundit me nderime gjyshen, që iu nda nga jeta një ditë më herët. Shkak u benë përmbytjet që kanë prekur këtë zonë, ku niveli i ujit ka arritur në 70 cm dhe lëvizja është e pamundur.

FOTO PREKËSE/ Familja kërkon ndihmë për zhvillimin e

Në këto kushte, familjaret kërkuan ndihmën e emergjencave për të përcjellë në varreza të ndjerën.

“Uji ka arritur në 70 cm dhe lëvizja është e pamundur. Në këto kushte ju bëmë kërkesë Emergjencave Civile të Bashkisë dhe menjëherë janë vënë në lëvizjë. Kanë ardhur mjetet e Ushtrisë dhe po ndërhyjnë për të kryer operacionin. Këtu situata është shumë e vështire nga përmbytjet, ku siç e shikoni e gjithë fusha është kthyer në liqen dhe shumë fëmije janë të izoluar”, thotë Ndue Gila familjar i së ndjerës.

Përballë kësaj situate, u desh ndërhyrja e mjeteve të Ushtrisë dhe traktorëve për të transportuar të ndjerën dhe familjaret e saj, për në rrugën kryesore që lidh Torovicën me Lezhën.

permbytet shqiperia 2022 lezhe

Sondazh

Poll