Aktualitet

Serat me kanabis në Berat ‘iu hanë kokën’! Shkarkohen shefat e policisë, 7 efektivët përjashtohen përfundimisht nga policia

Përjashtimi nga policia e shtetit të këtyre efektivëve, erdhi si pasojë e mosevidentimit të kanabisit të kultivuar në serë, nga strukturat vendore të Policisë së Beratit, pasi një gjë e tillë është tërësisht e patolerueshme dhe e ndëshkueshme.

22 Nëntor 2022, 15:09 Nga I.A
Serat me kanabis në Berat ‘iu hanë kokën’! Shkarkohen
Policia Berat

BERAT- 7 punonjës të Policisë së Beratit dhe Dimalit janë përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, pas zbulimit të serës me kanabis në fshatin Drenovicë. Përjashtimi nga policia e shtetit të këtyre efektivëve, erdhi si pasojë e mosevidentimit të kanabisit të kultivuar në serë, nga strukturat vendore të Policisë së Beratit, pasi një gjë e tillë është tërësisht e patolerueshme dhe e ndëshkueshme. Po ashtu është shkarkuar Drejtori i Policisë Berat Edmond Tarkaj si dhe është ulur në gradë për 6 muaj. Të përjashtuar kanë mbetur: 

1. Kryekomisar Baki Musaku, me detyrë Shef Sektori për Krimet, në DVP Berat;
2. Kryekomisar Sokol Lazaj, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat;
3. Komisar Ardit Hasanbegaj, me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat;
4. Nënkomisar Artan Musaj, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal;
5. Nënkomisar Miço Rakazija, me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal;
6. Inspektor Vladimir Toska, me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal;
7. Inspektor Gazmend Sulaj, me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.

 Njoftimi i Plotë: 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesditën e sotme, zhvilloi një analizë pune me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Gjatë analizës, Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se pavarësisht se informacioni përmes të cilit u godit veprimtaria e organizuar e kultivimit të kanabisit në sera, në territorin e fshatit Rërëz, ishte tërësisht i strukturave të posaçme për hetimin e krimit të organizuar, në Policinë e Shtetit, mosevidentimi i kësaj paligjshmërie të hapur, nga vetë strukturat vendore të Policisë së Beratit, është tërësisht i patolerueshëm dhe i ndëshkueshëm.

Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit ka zhvilluar dhe përfunduar një hetim të thelluar, në përfundim të të cilit, bazuar në shkeljet e rënda administrative që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrës, ka vendosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Drejtues i Parë Edmond Tarkaj, uljen në gradë për 6 muaj dhe transferimin e tij në Akademinë e Sigurisë.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm ka vendosur për emërimin e Drejtuesit të Parë Kastriot Skënderaj, në detyrën e drejtorit të ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Në vijim, bazuar në shkeljet administrative dhe në mospërmbushjen e detyrave funksionale, Drejtori i Përgjithshëm ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë, të 7 punonjësve të Policisë, të nivelit të parë dhe të nivelit të mesëm drejtues, konkretisht:

1. Kryekomisar B. M., me detyrë Shef Sektori për Krimet, në DVP Berat;
2. Kryekomisar S. L., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat;
3. Komisar A. H., me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat;
4. Nënkomisar A. M., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal;
5. Nënkomisar M. R., me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal;
6. Inspektor V. T., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal;
7. Inspektor G. S., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.

-Është vendosur ulja në gradë, për një periudhë 6-mujore, për zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Drejtues Sh. Xh.

-Është vendosur dhënia e masave disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, për 8 punonjës policie.

-Është vendosur shtyrja e afatit të gradimit, me 2 vjet, për 2 punonjës të tjerë policie.

Ferma e kanabisit u zbulua më datë 11 nëntor pas një aksioni të Policisë. Deri më tani 105 persona kanë përfunduar në pranga, mes tyre 80 gra. Gratë që ishin punësuar në fermën e kanabisit janë kapur në flagrancë teksa po pastronin lëndën narkotike. Lënda narkotike prej 800 kilogramësh ishte mbjellë në një sipërfaqe prej 2 hektarësh dhe serat ku ndodhej kanabisi kanë qenë ngjitur me serat e domateve dhe perimeve të tjera të mbjella brenda tyre. Ndërkohë paketimi i lëndës narkotike bëhej po brenda fermës nga gratë e punësuara.

ferma e kanabisit ne berat edmond tarkaj baki musaku sokol lazaj ardit hasanbegaj artan musaj miço rakazija vladimir toska gazmend sulaj

Sondazh

Poll