Aktualitet

Përmbytjet në Shqipëri, mediat e huaja: Edhe Kosova u përmbyt por nuk pati dëme e as humbje jete

Me dy viktima e qindra hektarë tokë të përmbytura ishin pasojat e shirave të para dy ditëve në vend.

22 Nëntor 2022, 13:51 Nga I.A
Përmbytjet në Shqipëri, mediat e huaja: Edhe Kosova u
Pamje nga permbytjet

TIRANË- Përmbytjet në Shqipëri kanë marrë vëmendjen e mediave të huaja. Me dy viktima e qindra hektarë tokë të përmbytura ishin pasojat e shirave të para dy ditëve në vend. Reuters, Yahoo e media të tjera në botë teksa kanë publikuar pamjet me dronë nga Shkodra e përmbytur e kanë krahasuar me Kosovën, pasi edhe atje pati përmbytje, por nuk pati dëme të shuma e mbi të gjitha asnjë humbje jete.    

Shkrimi i Plotë:

Xhamia e Plumbit në Shkodër u rrethua nga përmbytjet dhe një urë aty pranë u shkatërrua pjesërisht. Disa shkolla janë mbyllur në zonat e prekura dhe shërbimet e urgjencës shqiptare kanë nisur të evakuojnë njerëzit pranë qytetit të Shkodrës si pasojë e rreziqeve nga përmbytjet. Shqipëria, e cila mbështet të gjithë prodhimin vendas të energjisë elektrike në hidrocentralet, ka parë thatësirën më të madhe në vite gjatë vitit 2022, duke e detyruar qeverinë të importojë më shumë energji. Ndërmarrja shtetërore e energjisë KESH tha se shiu në 24 orët e fundit ka mbushur rezervuarët e saj dhe megjithëse po prodhonte me kapacitet të plotë, gjithashtu duhej të shkarkonte më shumë ujë për të mbajtur të sigurta dy nga digat e saj. Ndonëse edhe Kosova fqinje u përmbyt, raportohet vetëm për dëme dhe asnjë humbje jetësh.

Mëngjesin e sotëm situata pas përmbytjeve të djeshme duket më e qetë në disa qarqe të vendit, ndëra në disa të tjera vijon të ketë prezencë të ujit në toka bujqësore apo në disa banesa të cilat më të prekura kanë qenë ato të qarkut Shkodër. Deri në një moment kur situata nga përmbytjet në rrugë të jetë e sigurt, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në 14 shkolla kryesisht në zonën e Shkodrës, për shkak të vështirësive të krijuara nga përmbytjet masive.

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll