Aktualitet

Ndodhi 3 ditë më parë/ Shpërthimi me tritol në lokalin e një biznesmeni në Prrenjas, “shënjestra”, ish-sekretar i PD-së, djalit i kishin lyer makinën me benzinë

Shpërthimi ndodhi në biznesin i cili është në pronësi të Dhimitër Kokonozit.

22 Nëntor 2022, 14:11 Nga A.B
Ndodhi 3 ditë më parë/ Shpërthimi me tritol në lokalin
Foto ilustruese

LIBRAZHD- Tre net më parë në një lokal në qytetin e Prrenjasit është vendosur një lëndë plasëse. Nga shpërthimi ka pasur dëme të pjesshme dhe thyerje të xhamave edhe të disa apartamenteve pranë biznesit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:00, por u raportua vetëm sot. Shpërthimi ndodhi në biznesin i cili është në pronësi të Dhimitër Kokonozit. Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe ka rënë në gjurmë të autorëve të dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse në këtë biznes, por fatmirësisht nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Deri më tani, nga të dhënat që janë marrë nga kamerat e sigurisë në zonë, një person ende i paidentifikuar nga Policia i është afruar lokalit të Kokonozit dhe ka hedhur një granatë dore pranë ambienteve dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. E po tre ditë më parë, automjeti tip “Audi” në pronësi të djalit të Dhimitër Kokonozi, Daniel Kokonozirit ishte i lyer me benzinë dhe ishte bërë gati që t'i vendosej flaka. Ndërkohë, mësohet se Dhimitër Kokonozi ka qenë Sekretar i PD-së në degën e Përrenjasit, por nuk dihet nëse detyra e tij ka lidhje me sulmet që i kanë ndodhur ditëve të fundit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, pas hetimeve paraprake të kryera në lidhje me hedhjen e një sasie të vogël lënde plasëse, përballë lokalit të shtetasit Dh. K., rreth orës 02:30, të ditës së sotme, kanë shoqëruar disa persona të dyshuar dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

shperthim me tritol dhimiter kokonozi

Sondazh

Poll