Aktualitet

Vinte baste sportive nga telefoni, arrestohet 28-vjeçari në Kavajë

Mësohet se i arrestuar ka mbetur i riu me iniciale T.X., i cili u kap duke vendosur baste nga telefoni i tij.

22 Nëntor 2022, 14:14 Nga I.A
Vinte baste sportive nga telefoni, arrestohet 28-vjeçari në
Foto Ilustruese

KAVAJË- Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kavajë pasi u kap duke vendosur baste sportive. Mësohet se i arrestuar ka mbetur i riu me iniciale T.X., i cili u kap duke vendosur baste nga telefoni i tij. Policia gjatë arrestimit të të riut sekuestroi edhe telefonin që ai përdorte.   

Njoftimi i Policisë:

Kavajë Goditet nga Komisariati i Policisë Kavajë, një rast i veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fati i lojërave". Vihet në pranga 1 shtetas që vinte baste sportive, nëpërmjet aparatit celular. Sekuestrohet aparati celular. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar "Fati i lojërave", kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur 1 rast i kësaj veprimtarie. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi: T. X., 28 vjeç, banues në Luz, pasi u kap duke vendosur baste sportive, nëpërmjet aparatit celular, i cili u sekuestrua nga Policia, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestohet i riu ne kavaje

Sondazh

Poll