Aktualitet

Reportazhi i BBC për emigrantët shqiptarë, Tabaku: Këtu mungon meritokracia

Reportazhi i BBC mbyllet në Tiranë. Gjatë ndalesës gazetari i BBC Ian ka zhvilluar një intervistë me deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila argumentoi se kush janë shkaqet që shqiptarët po largohen nga vendi i tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

22 Nëntor 2022, 14:12 Nga e.k
Reportazhi i BBC për emigrantët shqiptarë, Tabaku: Këtu
Jorida Tabaku

TIRANË- Largimi i të rinjve nga vendi kryesisht drejt Britanisë së Madhe ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike të cilat i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë madje duke udhëtuar vetë drejt Shqipërisë për ta parë realitetin nga afër. I tillë ka qenë dhe një reportazh i BBC, i cili e niste rrugëtimin e tij në Kukës ku ka takuar një të ri, Artanin, i cili ishte kthyer pasi ishte kapur nga Policia për emigrim të paligjshëm sapo kishte mbërritur në 'tokën e premtuar'. Ai u kishte paguar kontrabandistëve kurdë rreth 3,500 paund ose 4,169 dollarë për udhëtimin e rrezikshëm nëpër kanalin anglez, duke marrë hua paratë nga miqtë dhe familja.

“Trafikantët ishin të armatosur me thika dhe pistoleta. Ata na kërcënonin vazhdimisht, duke thënë të mos filmonim asgjë dhe as të mos pini cigare. Udhëtimi përtej Kanalit ishte torturë. Ishte ftohtë”, tregon i riu shqiptar, i cili pavarësisht kërcënimit, kishte arritur të regjistronte disa pamje nga udhëtimi i tij nëpër Kanal.

“Një varkë e policisë franceze u shfaq 20 minuta në udhëtimin tonë. Ata na shoqëruan nga një distancë ndoshta 200 metra, vetëm duke vëzhguar. Ata qëndruan për tre orë, ndoshta më shumë. Më pas kaluam në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe thirrëm policinë britanike. Pastaj autoritetet britanike na ndihmuan të dilnim të sigurt në breg.

Reportazhi i BBC mbyllet në Tiranë. Gjatë ndalesës gazetari i BBC Ian ka zhvilluar një intervistë me deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila argumentoi se kush janë shkaqet që shqiptarët po largohen nga vendi i tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas Tabakut të rinjtë largohen se besojnë që në vend nuk ekziston meritokracia dhe besojnë se ësistemi nuk është i drejtë, nuk u ofron mundësi apo shanse ekonomike. Një tjetër problem që sipas deputetes demokrate i largon të rinjtë është korrupsioni në vend, i cili ka sjellë dhe mungesën e oportuniteteve.

“Ne, si politikanë, duhet ta pranojmë se kjo është e lidhur me korrupsionin e madh dhe sidomos në veri të vendi është e lidhur me mungesën e oportuniteteve. Dhe kjo është diçka që i takon qeverisë ta adresojë. Duhet të kemi një sistem brenda kornizave ligjore ashtu që këta persona mos të detyrohen të largohen në këtë mënyrë. Duhet të kemi një procedurë më të përshpejtuar më Mbretërinë e Bashkuar, siç fjala vjen kemi me vendet e BE-së", tha Tabaku.

shqiptaret ne britani jorida tabaku

Sondazh

Poll