Aktualitet

12-vjeçari grabit të moshuarin në Mat, i merr 170 mijë lekë të rinj, policia e merr në pyetje dhe e lë të lirë

Po ashtu po vijohet puna për të identifikuar personat që kanë nxitur të miturin për të kryer vjedhjen.   

22 Nëntor 2022, 14:46 Nga I.A
12-vjeçari grabit të moshuarin në Mat, i merr 170 mijë
Policia

MAT- Një 12-vjeçar është autori i vjedhjes së 170 mijë lekëve në Mat. Mësohet se i mituri ka hyrë në banesën e një 66-vjeçari dhe ka marrë lekët. Pasi është shoqëtuar në polici, i mituri është lënë i lirë në prani të psikologut, prindit dhe prokurorit. Po ashtu po vijohet puna për të identifikuar personat që kanë nxitur të miturin për të kryer vjedhjen.   

Njoftimi i Policisë:

Mat/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Mat, pas kallëzimit nga shtetasi Sh. B., 66 vjeç, banues në fshatin German, Burrel, për vjedhjen pa thyerje, të shumës 170 000 lekë të rinj, në banesën e tij, kanë kryer veprimet hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Si rezultat i veprimeve hetimore është identifikuar dhe shoqëruar një shtetas i mitur 12 vjeç, si autor i dyshuar i vjedhjes së shumës së parave, në banesën e 66-vjeçarit, më datë 16.11.2022.  Kjo ngjarje është publikuar në web-in zyrtar të Policisë së Shtetit, më datë 17.11.2022.

Shtetasi i mitur, pas marrjes në pyetje në prani të psikologut, prindit dhe prokurorit, është lënë i lirë. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe identifikimin e personave që e kanë nxitur 12-vjeçarin, për të kryer vjedhjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

arrestohet i mituri ne mat

Sondazh

Poll