Aktualitet

Fqinjët kujtuan se ishte hajdut dhe lajmëruan policinë, shqiptari kapet me drogë në Greqi

Shqiptari humbi çelësin e shtëpisë dhe tentoi të hynte nga dritarja në banesë ku u pa nga fqinjët, të cilët mendonin se ishte hajdut dhe lajmëruan menjëherë policinë. Efektivët e policisë më pas e arrestuan pasi i gjetën në tavolinën e shtëpisë së tij 11 pako najloni të improvizuara me kokaine me peshë totale bruto 10.2 g, përafërsisht si dhe një shumë parash prej 290 euro.

22 Nëntor 2022, 15:10 Nga d.a.
Fqinjët kujtuan se ishte hajdut dhe lajmëruan policinë, shqiptari
Foto ilustruese

GREQI- U arrestua në rrethana që nuk ja merrte mendja një 31-vjeçar shqiptar në Volos të Greqisë pasi u kap me një sasi të konsiderueshme droge.

Sipas mediave greke, shqiptari humbi çelësin e shtëpisë dhe tentoi të hynte nga dritarja në banesë ku u pa nga fqinjët, të cilët mendonin se ishte hajdut dhe lajmëruan menjëherë policinë. Efektivët e policisë më pas e arrestuan pasi i gjetën në tavolinën e shtëpisë së tij 11 pako najloni të improvizuara me kokaine me peshë totale bruto 10.2 g, përafërsisht si dhe një shumë parash prej 290 euro.

31-vjeçari është dërguar dje në hetuesi dhe duke kërkuar falje ka deklaruar se drogën e ka pasur për përdorim të tij, pasi është i varur nga droga, ndërsa ka paraqitur një test toksikologjik të mëhershëm për të vërtetuar pretendimin e tij.

Më në fund, me marrëveshjen e hetuesit dhe prokurorit publik, shqiptari është lënë i lirë, me kusht që brenda pesë ditëve të regjistrohet në një program të mbyllur të rehabilitimit nga droga.

arrestohet shqiptari ne greqi policia greke

Sondazh

Poll