Aktualitet

Bashkimi i mjekësisë me Universitetin e Tiranës? Hoxha: Do japin më shumë rezultat

Sipas rektorit Hoxha ndarja e Fakultetit të Mjekësisë në 2012 nga struktura e universitetit të Tiranës ishte e gabuar.

22 Nëntor 2022, 14:41 Nga A.B
Bashkimi i mjekësisë me Universitetin e Tiranës? Hoxha: Do japin
Artan Hoxha

TIRANË- Bashkimi i universitetit të mjekësisë me universitetin e Tiranës, është përmendur disa herë nga kryeministri Edi Rama. Pro këtij vendimi është shprehur edhe rektori i universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, ndërkohë që kritikon shtimin e institucioneve të arsimit të lartë. Ai u shpreh se arsimi i lartë po përballet me sfida të mëdha të cilat kanë nevojë për veprime konkrete.

Unë nuk mund të them dot se çfarë thotë kryeministri Rama, por ajo që mund të them është që arsimi i lartë në përgjithësi po përballet me sfida, po përballet me vështirësi dhe që edhe ne duhet të mendojmë vetë se si duhet të përballemi me to edhe praktikisht, jo thjesht me fjalë, por me veprime konkrete. Unë mendoj që një numër kaq i madh universitetesh këtu në Shqipëri, ndoshta nuk i nevojitet vendit”, ka thënë Artan Hoxha.

Sipas rektorit Hoxha ndarja e Fakultetit të Mjekësisë në 2012 nga struktura e universitetit të Tiranës ishte e gabuar.

“Ishte një ndarje mekanike e pa arsyetuar. Për këtë mund ta them hapur, që është bërë edhe në kundërshtim me ligjin në atë kohë, por një përqendrim i universiteteve dhe një specializim i universiteteve të tjera do bënte që strukturat e tjera të kenë më pak kosto financiare, të jenë më mirë të organizuara dhe të japin më shumë rezultat në mësimdhënie, por në veçanti kërkimi shkencor dhe inovacioni”, ka thënë rektori Hoxha.

universiteti i mjekesise artan hoxha

Sondazh

Poll