Aktualitet

FOTO/ Rrëshqitja e dheut shemb murin mbajtës në një banesë në Lezhë! Nuk raportohet për të lënduar

Raportohet se një masiv dheu në fshatin Rraboshtë ka rrezikuar jetën e familjarëve të Gjergj Kamberit dhe shtëpinë pasi ka shembur murin rrethues të banesës, i cili kishte një gjatësi 40 metra dhe lartesi 3 metra. 

22 Nëntor 2022, 13:58 Nga e.k
FOTO/ Rrëshqitja e dheut shemb murin mbajtës në një
Masivi i dheut që ka rrëshkitur

LEZHË- Qarku i Lezhës edhe pas 48 orësh përmbytje nuk po gjen qetësi. Raportohet se një masiv dheu në fshatin Rraboshtë ka rrezikuar jetën e familjarëve të Gjergj Kamberit dhe shtëpinë pasi ka shembur murin rrethues të banesës, i cili kishte një gjatësi 40 metra dhe lartesi 3 metra. 

FOTO/ Rrëshqitja e dheut shemb murin mbajtës në një
Masivi i dheut që ka rrëshkitur

Siç shihet edhe në foto masivi i dheut është i madhe dhe ka rrezikuar familjarët dhe banesën. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi askush nuk ishte pranë murit apo në oborrin e shtëpisë. Pritet të ndërhyhet me një fadromë për largimi e dheut.

Mëngjesin e sotëm situata pas përmbytjeve të djeshme duket më e qetë në disa qarqe të vendit, ndëra në disa të tjera vijon të ketë prezencë të ujit në toka bujqësore apo në disa banesa të cilat më të prekura kanë qenë ato të qarkut Shkodër. Deri në një moment kur situata nga përmbytjet në rrugë të jetë e sigurt, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në 14 shkolla kryesisht në zonën e Shkodrës, për shkak të vështirësive të krijuara nga përmbytjet masive.

permbytet shqiperia 2022 lezhe gjergj kamberi

Sondazh

Poll