Aktualitet

Përmbytjet në Lezhë, banori: Këtë që ndodhi e kemi “dhuratë” prej dorës së njeriut

rodhimi ka shkuar i gjithi dëm, pasi magazinat ku i ruajnë janë përmbytur nga reshjet intensive të shiut. Banorja e revoltuar shprehet se nuk ka shpresë të ndihmohet nga qeveria. 

22 Nëntor 2022, 13:29 Nga a.l
Përmbytjet në Lezhë, banori: Këtë që ndodhi e kemi
banori në Shkodër

LEZHË- Banorët e fshtatit Gjadër në Lezhë po vuajnë pasojat e përmbytjes dhe askush nuk po interesohet për ta. Të ardhurat që fitojnë nga prodhimet e bujqësisë ashtu si çdo vit, tashmë janë zeruar. Prodhimi ka shkuar i gjithi dëm, pasi magazinat ku i ruajnë janë përmbytur nga reshjet intensive të shiut. Banorja e revoltuar shprehet se nuk ka shpresë të ndihmohet nga qeveria. 

"Të tëra çfarë kemi pasur brenda na kanë shkuar dëm dhe as do ta dijë kush, as vjen ndokush të na shohë, edhe parvjet kemi pasur të njëjtën gjë. Të na vijnë për zotit, gjërat, nuk kemi dëmtime, nuk e kemi mendjen të prishur, por kur ndahen gjërat si dikush i nënës e dikush i babës, unë këtu në këtë vend kam parë. Këtu tek ne nuk ka kërcitur askush në derë. Këtu tek ne askush nuk ka kërcitur në derë. Nuk po përmend njerëz, nuk po përmend as kush ka qenë drejtues e asgjë. Këtu kanë kaluar dhe neve as na ka bërë zë kush. “Nuk e ke emrin, mos zonjë.” Nuk është problemi për një pako, por është psikologjia te njerëzit. Këtu janë të gjitha gjërat që kemi mbledhur tërë vitin, kemi harxhuar me miliona dhe kanë shkuar dëm gjysma a më tepër. Tashti, a është mirë kjo punë?! Mos të vijë askush njëherë të shohë gjendjen e personit?! Personit, vetë, me të dhënë një kurajo, për anën psikologjike. Njerëzit jetojnë ....a ua thërret mendja për zotin se ku janë këta njerëz?! A janë në ujë, a janë mirë, a janë keq?! Kemi dy net që rrimë pa fjetur duke mbushur gjërat, sa të mundemi me kapë...Mos të prishen. Mallin do ta lëmë këtu, do të marrim çfarë të jetë mirë...Në shpëtoftë, mirë. Në mos shpëtoftë, me e tretë. Çfarë të bëjmë?! Na ka ndodhur edhe parvjet kjo punë, se vjet s’ka rënë shi. Parvjet. I njëjti sistem është. As ka ardhur askush të thotë “Mor zotni..”.  Janë psikologjike gjërat, nuk është se po na shpëtojnë. Si mor kalon makina këtu?! Të thotë “nuk e ke emrin”?! Nuk e dua mor atë pako, por është psikologjia", tha gruaja. 

I zoti i shtëpisë tha gjithashtu se gjithë prodhimtaria që kishin siguruar këtë vit është përmbysur, ndërsa veçoi se përmbytjet sipas tij vijnë "dhuratë" nga dora e zotit.

"Na është përmbysur bereqeti që kemi pasur brenda. Edhe bagëtia po ashtu...Më tepër jemi të mërzitur, se me bindjen time, ndoshta jo 100%, por 95%, e kemi “dhuratë” prej dorës së njeriut! Se çfarë ka ndodhur këtu?! Parvjet ka pasur një përmbytje të tillë. Është prishur argjinatura në zonën e Zojzit dhe të Grashit dhe ujërat në vend që të vazhdojnë rrugën, të ndjekin lumin Gjadër, janë kthyer e mbushën fushat, çohet uji e dalin në Talje  këtu.”, tha burri.

Rreth 1300 ha tokë janë nën ujë në Lezhë, e ndërsa 1 familje është evakuuar. Në njoftimin zyrtar nga Bashkia e Lezhës, bëhet me dije se 2 rrugë, ajo që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) dhe në fshatin Piraj janë të pakalueshme. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Gjatë mbrëmjes ka pasur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime të kanaleve shkarkuese./ Dosja.al 

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll