Aktualitet

"Tapë" në timon/ Shkaktojnë aksident, vihen në pranga 2 shoferët në Vlorë

Policia sqaron se janë vënë në pranga personat e identifikuar me iniciale V. B., dhe L. B., të cilët kanë shkaktuar dy aksidente në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Omonies" dhe "28 Nëntori" 

22 Nëntor 2022, 11:20 Nga a.l
"Tapë" në timon/ Shkaktojnë aksident, vihen në
Policia e Vlorës

VLORË- Dy persona janë arrestura nga Policia e Vlorës pasi janë kapur duke drejtuar mjetin ën gjendje të dehur. Policia sqaron se janë vënë në pranga personat e identifikuar me iniciale V. B., dhe L. B., të cilët kanë shkaktuar dy aksidente në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Omonies" dhe "28 Nëntori". 

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-V. B., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Omonies”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor me një automjet tjetër, drejtuesi i të cilit u dëmtua dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës; 

-L. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “28 Nëntori”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor, si pasojë e të cilit u shkaktuan dëme materiale. 

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestime ne vlore

Sondazh

Poll