Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër/ Angoni: Kemi 24 familje të evakuuara, prioritet jeta e njerëzve

Angoni tha se fshatrat më të prekur janë Oblik, Kuç dhe Kërdica, ku janë evakuuar 24 familje, të cilat janë vendosur në konvikte ose tek familjarët e tyre. Ndër të tjera ajo tha se sot situata paraqitet e qetë.

22 Nëntor 2022, 10:54 Nga e.k
Përmbytjet në Shkodër/ Angoni: Kemi 24 familje të evakuuara,
Majlind Angoni

SHKODRA- Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni ka dhënë detaje në lidhje me situatën në fshatrat e Shkodrës pas përmbytjeve masive që përfshinë qarkun. Angoni tha se fshatrat më të prekur janë Oblik, Kuç dhe Kërdica, ku janë evakuuar 24 familje, të cilat janë vendosur në konvikte ose tek familjarët e tyre. Ndër të tjera ajo tha se sot situata paraqitet e qetë. Prefektja u shpreh se prioritet ka qenë jeta e njerëzve ndërsa shtoi se në të gjitha zonat ka energji ekektrike. Deklaratat prefektja e Shkodrës i bëri gjatë një interviste në 'fax Neës'.

Majlinda AngoniLumi Kir ka sjell dëme në Kuç. Bërdica, fshati Kuç, Oblik, këto janë zonat më të prekura por në këto momente nuk kemi prezencë jo në shtëpia por as në oborre. Deri tani prioritet ka qenë jeta e njerëzve, jemi akoma në situatën e menaxhimit të dëmeve. Di që kemi 23 familje të evakuuara nga 26 që kemi pasur në orën 8. Sipas IGJEUM pritet intensitet i reshjeve nga mbasditja por renia e kuotave është favorizuese. Jemi të informuar për masat që do merren nëse do kemi kalim të kapacitetit. E gjithë bashkia dhe qarku është me energji elektrike edhe rrugët janë të gjitha të kalueshme. Duke patur parasysh se ka pasur shumë rënie dherash, e rëndësishme në këto momente, është të sigurojmë jetën e njerëzve dhe gjesë së gjallë. Familjet janë akomoduar në konviktin e akomodimit të studentëve ndërsa një pjesë tjetër te familjarët e tyre. Kushtet janë optimale. Ne kemi patur bashkëpunim me bashkinë, nuk dua që ky moment të përdoret politikisht. Kapaciteti që ka bashkia dhe ndihmat ne jemi atashuar dhe kemi qenë forca mbështetëse.

permbytet shqiperia 2022 majlinda angoni

Sondazh

Poll