SPAK lëshon urdhër-arrest për Rrumin e Shijakut dhe ish-avokatin! Sekuestrohet tokë në Gjirin e Lalëzit
Ai dyshohet për veprën penale të korrupsionit që lidhet me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit, konkretisht në Gjirin e Lalzit dhe në Hamallaj.
TIRANË-Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, me akuzën e korrupsionit për dosjen e tjetërsimit të pronave në Gjirin e Lalzit. Ai dyshohet për veprën penale të korrupsionit që lidhet me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit, konkretisht në Gjirin e Lalzit dhe në Hamallaj.
Prokuroria ka 2 video që u gjetën në telefonin e Rrumit, që mendohet të jenë regjistruar në vitin 2017. Rrumi shfaqet duke bërë pazar dhe duke i dhënë ryshfet përfaqësuesit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, në mënyrë që ky i fundit të tërhiqej nga ankimi i procesit gjyqësor të tjetërsimit të 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit.
Ish-avokati i vënë nën hetim ka pranuar para SPAK se ka marrë 9 milionë lekë ryshfet me 2 këste, por pretendoi se kishte qenë i kërcënuar për t’i marrë ato.
Gjatë hetimeve të këtij procedimi penal është bërë e mundur evidentimi i një skeme të mirëfilltë kriminale në falsifikimin dhe regjistrimin e pronave në vijën bregdetare të quajtur “Gjiri i Lalzit”, Durrës. Gjatë hetimeve të këtij procedimi penal Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 409 datë 30.10.2021 ka vendosur sekuestron preventive mbi një sipërfaqe toke prej rreth 200 000 (dyqind mijë) metra katrorë që gjendet në zonën e quajtur “Gjiri i Lalzit”, Durrës.
Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, me vendimin nr.497, datë 18.11.2022, ka vendosur sekuestron preventive mbi një sipërfaqe prej 203 100 (dyqind e tre mijë e njëqind) metra katrorë me vendndodhje Shetaj, (Gjiri Lalëz) Durrës.
Kush është Aleksandër Laho?
Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi është në kërkim pasi u shpall nga Policia e Durrësit në kuadër të operacionit më të fundit policor, “Porositësi”. Ai dyshohet se bashkë me tre persona të tjerë, mori peng njërin prej vëllezërve Beqiraj, Indrit Beqirajn, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë (2 Tetor) në afërsi të fshatit Koxhaj, në autostradën Tiranë-Durrës.
I njohur edhe me nofkën “Rrumi”, ai nuk është emër i panjohur për policinë, por edhe publikun. Në 2019-n, ai mbeti i plagosur në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj ngjarje e ndodhur më 1 Nëntor pranë mbikalimit të Shkozetit.
Persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri nga mjeti i tyre në drejtim të automjetit ku po udhëtonte prokurori Ndoj. Si pasojë mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku 24 vjeç dhe Aleksandër Laho.
Nuk dihet akoma nëse Laho ndodhet brenda apo jashtë Shqipërisë duke qenë se ai ka edhe disa identitete të cilat i ka ndryshuar.
Sondazh
Zbardhen fshatrat e Korçës, bie bora e parë në Juglindje
Bore KORÇË- Reshjet e para të borës kanë rënë edhe në Korçë. Mësohet se zonat më malor...
Përmbytjet/ Banorët e ish-Kënetës protestojnë: Neve po na përmbytin ujërat e zeza
Protesta DURRËS-Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës janë përmbytur. Ata kanë dalë në ...
Plas sherri mes të moshuarve në Pogradec, njëri prej tyre tenton të hyjë me dhunë në banesën e tjetrit
Policia Pogradec POGRADEC- Një 65-vjeçar në Pogradec ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e një 71-vj...
Iu shkrumbua banesa/ Çifti i invalidëve në Korçë mbetën në ‘qiell të hapur’, apeli: Me sakrifica i kemi bërë plaçkat, shteti të na ndihmojë
Gruaja KORÇË- Mbrëmjen e djeshme, banesa e një çifti invalidësh u shkrumbua. Ngjarja ndodhi në fshatin Kuç i ...
Pjesë edhe dy shqiptarë, dalin para Gjykatës në Spanjë 9 persona për trafik droge
Pamje nga gjykata SPANJË- Të akuzuarit si pjesë e një grupi kriminal i çmontuar në periudha të ndryshme në vitin ...
Durrësi nuk gjen qetësi nga moti i keq/ Izolohen 30 familje, e gjithë lagja në "pushtetin" e ujit prej 72 orësh
Përmbytje në Durrës DURRËS- Një nga lagjet kryesore të plazhit në Durrës ndodhet ende në "pushtetin" e ujit. P...
Të vëllait iu mor zemra në Spanjë/ Motra protestë para Kryeministrisë: Kërkojmë test ADN-je! Drejtësia të veprojë, nuk ishte vdekje natyrale
Saimir Sula TIRANË- Moti i keq, reshjet e shiut dhe i ftohti nuk e kanë ndalur Majlinda Sulën, motrën e të riut shqiptar që u...
Përmbytjet në Shkodër/ Banorët e fshatit Kuç: Kemi nevojë për bukë! Kanë dalë ujrat e zeza në sipërfaqe
Pamje nga përmbytjet në Shkodër SHKODËR- Shkodra është një nga qarqet më të prekura nga përmbytjet e dy d...
Shqipëria, ndër 6 vendet që kanë pasur rritjen më të ulët të çmimeve në Europë, ushqimet shtrenjtohen më shumë
Ushqime Pavarësisht se gjithçka është shtrenjtuar, Shqipëria vijon të renditet ndër vendet që kanë pasur rri...
Doli nga burgu 3 javë më parë, arrestohet sërish 19-vjeçari në Durrës, policia i zbulon armë në çantë
Armet e sekuestruara DURRËS- Xhuljan Sejdini është vënë në pranga nga policia pasi është kapur me armë zjarri....

